“Nuhat Drurin!” edhe në Tiranë
Shkruar: April 22nd, 2011 | Autor: adel | Kategoria: Design, Interier, Made in Albania | Etiketa: palete, zyrë | Presim Përshtypje »Brendimi me kosto të ulët i mjediseve të punës, duke përdorur sende të riciklueshme, po merr trajtat e një refreni për arkitektët që praktikojnë këtë fushë. Përqasje të tilla jemi mësuar t’i shikojmë shpesh përmes internetit apo revistave të huaja, por jo gjithmonë ndodh kështu. Disa ditë më parë në faqet dedikuar arkitekturës të një reviste të përjavëshme vendase, arkitekti Maks Velo nënvizonte eksperiencën e gjerë të arkitektëve shqiptar në lëmin e brendimit dhe tregonte në detaje eksperiencën, madje mund të thuhet eksperimentin, e një grupi brenduesesh të reja (interior designers) nga Tirana. Lexo më shumë »



