“Housemuseum” nga Lyons

Shkruar: January 15th, 2011 | Autor: | Kategoria: Arkitekturë | Etiketa: , | Presim Përshtypje »

Studio e arkitekturës Lyons me bazë në Melbourne ka projektuar rishtazi një banesë të pagëzuar me emrin “Housemuseum”. Përtej asaj që tregon emri i saj, kjo ngrehinë ka karakteristika të veçanta hapësinore. Lexo më shumë »


Banesa “North Beach” nga Heliotrope

Shkruar: January 15th, 2011 | Autor: | Kategoria: Arkitekturë | Etiketa: , | Presim Përshtypje »

Detyra e projektimit në rastin e “North Beach”, kërkonte një produkt me ndikim shumë të ulët për mjedisin, të lehtë për t’u mirëmbajtur; një shtëpi verore që do të siguronte funksionet e nevojshme duke e shkëputur minimalisht vëmendjen nga vendi dhe pamja. Lexo më shumë »


Shesh për 4,000 vetë në një Qytet me 1,000

Shkruar: January 14th, 2011 | Autor: | Kategoria: Design Urban | Etiketa: , | Presim Përshtypje »

Siluva, një qytet me më pak se 1.000 banorë, është qendra shpirtërore e katolicizmit në Lituani. Ky është një nga pesë vëndet në Evropë ku shfaqja çudibërëse e Virgjëreshës Mari është njohur zyrtarisht nga Kisha. Çdo shtator, turma pelegrinësh tërhiqen të vijnë drejt Siluvës për Festën e Lindjes së Zonjës së Bekuar, e cila përkujtohet në Bazilikën dhe Kishën e Manifestimit. Lexo më shumë »


“Banesat Vinç” për Siluetën e Ballinës Ujore

Shkruar: January 13th, 2011 | Autor: | Kategoria: Arkitekturë | Etiketa: , | Presim Përshtypje »

Rreshtimi arkitektonik i treshes “Banesa Vinç” në Rheinauhafen të Këln-it, bazuar ngushtë në utopinë “Cloud-irons” të 1924 nga El Lissitzky-it,  ka krijuar një tipologji të re të qiellgërvishësit. Lexo më shumë »


Kartvizita e Shopenit nga WWAA Architects

Shkruar: January 13th, 2011 | Autor: | Kategoria: Design, Të Ndryshme | Etiketa: , , | Presim Përshtypje »

Ekspozita e punëve të kompozitorit mbështjell plot hijeshi të tashmen…

Shirita hipnotizues kompensate të përpunuar me mjeshtëri, vizatojnë rrugën e tyre brenda hapësirës së ekspozitës duke gjarpëruar në një mënyrë në dukje kaotike. Kjo ekspozitë, organizuar gjatë vitit 2010 në nder të 200 vjetorit të lindjes së kompozitorit të madh polak Frédéric François Chopin, është një bashkëpunim i veçantë mes WWAA Architects dhe artistit/ skenografit Boris Kudlicka.

Lexo më shumë »


Ngjitja e ngadaltë: propozim nga Ja Studio

Shkruar: January 13th, 2011 | Autor: | Kategoria: Arkitekturë, Design Urban, Inxhinieri, Kaktus | Presim Përshtypje »
Në vënd që të shkatërrohët komplet rruga e vjetër me betonin e përforcuar të jashtëzakonshëm, tashmë plotësisht i integruar në kuadrin e peisazhit dhe imagjinatës kolektive, propozohet ripërdorimi dhe rizhvillimi i disa seksioneve si mjet për rritjen e prodhimit të energjive të rinovueshme si dhe eksperimentimit me teknologji eko-miqësore. Kjo do të favorizonte lidhjen midis fshatrave dhe aksesin në drithrat e vlefshme të kreshtave malore si dhe, së fundmi, zhvillimin e formave të ndryshme mjedisore dhe të artit natyror, të cilat mund të favorizojnë zhvillimin e një turizmi të përgjegjshëm.
Lexo më shumë »

“Pemët e Reja” ekspozitë fotografish nga Robert Voit

Shkruar: January 13th, 2011 | Autor: | Kategoria: Design, Design Urban, Kaktus | Presim Përshtypje »

Inventari i tij piktorest, një punë në progres prej vitit 2003, i cili përbëhet nga dokumentacioni i shtyllave të telefonit të maskuara në pemë artificiale që janë ndërtuar në hapsirë reale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës Veriore, Britani e Madhe, Afrikë Jugore, Kore, Itali dhe Portugali, janë përdorur si një dedikim sipërfaqesor ndaj vullnetit krijues të përhapur së fundmi e të drejtuar nga një dëshirë themelore për pajtim. Për të justifikuar visualisht rreziqet e elektro-smokut, shtyllat e telefonave i jepet një mbështjellje plastike e cila krijon idenë e natyrës në të atillë mënyrë që ata paraqiten në peisazhet natyrore  si një formë e idealizuar bimësie.

Tryeza “House of Cards” nga Mauricio Arruda

Shkruar: January 12th, 2011 | Autor: | Kategoria: Design | Presim Përshtypje »

Tryeza “House of Cards” është një orendi, përqasja e së cilës trajton tema të tilla si ‘peshëlehtësia’ dhe ‘mungesa e stabilitetit’, por me sens humori dhe shumë origjinalitet. Ky fakt është shenjë dalluese e punës së projektuesit Mauricio Arruda. Ideja, në dukje e thjeshtë, ka jetuar për vite të tëra në imagjinatën e projektuesit. Mauricio e ka bluajtur atë në mendje me dashuri dhe durim, sikurse bën gjithmonë, në mënyrë që idetë e tij të maturohen e të zhvillohen. Lexo më shumë »


“Elektra” nga Studioprototype

Shkruar: January 12th, 2011 | Autor: | Kategoria: Interier | Etiketa: , , | Presim Përshtypje »

Ky dyqan është pjesë e një rrjeti dyqanesh bukë-pjekëse, të quajtur “Elektra”; një biznes familjar i vendosur në Edesa të Greqisë. Studios Prototype iu dha mundësia për të ripërcaktuar pamjen e dyqaneve Elektra, nëpërmjet këtij projekti pilot. Dyqani është i vogël dhe zë një sipërfaqe prej vetëm 35 m2 dhe gjendet në një kënd strategjik të rrugës kryesore këmbësore. Lexo më shumë »


“Piano Shelf” nga SEBASTIAN ERRAZURIZ

Shkruar: January 12th, 2011 | Autor: | Kategoria: Design, Featured, Interier, Mobilje | Etiketa: , | Presim Përshtypje »

“Piano Shelf” nga projektuesi Sebastian E. është një raft i cili është krijuar për të ruajtur të lirë hapësirën e dhomës, me përjashtim të atyre rasteve kur ai përdoret për të sitemuar sendet e përditshme.  Elementët përbërës të raftit janë vendosur mbi bazën e sistemit të çelësave të pianos dhe mund të hapen me një kënd prej 90 gradë, pingul me murin mbështetës, duke krijuar planin e nevojshëm për vendosjen e sendeve mbi to.  Lexo më shumë »