Dueti prej lëkure: Fulham

Shkruar: February 9th, 2011 | Autor: | Kategoria: Design, Interier | Etiketa: , , , | Presim Përshtypje »

Nuk është e thjeshtë të gjesh një divan apo kolltuk të madh që i përshtatet dekorit modern duke ruajtur diçka klasike, por dueti prej lekure Fulham i përmbush më së miri këto “detyra”. Me një ndenjëse të thellë, mbështetëse krahësh të rehatshme dhe lëkure “Matador”, dueti ka një pamje mat shumë të qetë e me karakter. Si kolltuku ashtu edhe divani janë të bërë me dorë dhe janë të garantuara për dekada.

Lexo më shumë »


Café Kith nga Hjgher

Shkruar: February 9th, 2011 | Autor: | Kategoria: Arkitekturë, Design, Interier | Etiketa: , , , | Presim Përshtypje »

Koncepti i Kafesë Kith lindi nga nje fraze e filmit japonez Be With You: “a do të doje të pinim një kafe ndonje nga këto ditë?” – nje fjali e thjeshte dhe e sinqertë e cila mund të kthejë dy të panjohur në miq. Nuk mjaftonte nevoja për të ktijuar një ambjent të këndshëm – duhej një eksperiencë e plotë. Për arkitektin kjo do të thonte se nuk mund të kishte ndriçim të shtrenjtë, mobilje të prodhuara në masë apo materiale pa karakter. Fokusi qëndronte tek krijimi i një hapësire që reflektonte sinqeritetin dhe etosin e takimit të dy të panjohurve për një kafe.

Lexo më shumë »


Alvisilk

Shkruar: February 8th, 2011 | Autor: | Kategoria: Design, Mobilje | Presim Përshtypje »

Karrigia Alvisilk me thurje mëndafshi të shtrënguara në një kornizë lisi është ekologjisht e përgjegjshme. Ekspresioni i transparencës që është dhe fokusi i konceptit, krijon forma të reja të cilat lejojnë një perceptim peshlehtë të strukturës, nderkohë që drita vë në pah lojrat tekanjoze të hijes së mendafshtë.

Lexo më shumë »


Amada nga Matthias Pliessnig

Shkruar: February 8th, 2011 | Autor: | Kategoria: Mobilje | Etiketa: | Presim Përshtypje »

Amada është projektuar për një klient privat i cili donte një slot të madh të lundronte mes hapësirës së tij. Konform me fuksionin e hapësirës, stuktura është projektuar për të drejtuar njerëzit në peisazhe të ndryshme. Fillimisht është projektuar me Rhinoceros, i cili ndihmon njohjen me gjeometrinë e formës si dhe lejon përkthimin vizual të këtij koncepti. Amada është krejtësisht e ndërtuar me lis të bardhë, të tharë dhe të korrur në mënyrë ekologjikisht të përgjegjshme. Projekti është aktualisht në fazën përfundimtare të ndërtimit të pjesëve për një shkallë më të madhe .

Klikoni me poshtë për projekte të ngjashme me Amadën, të projektuara nga Pliessnig gjatë viteve të shkuara.

Lexo më shumë »


25.000 Topa Pingpongu Brenda 1 Apartamenti

Shkruar: February 2nd, 2011 | Autor: | Kategoria: Design, Featured, Interier | Etiketa: , | Presim Përshtypje »

Kuti/ Kuti – si një banesë me këmbë në tokë – është një apartament për partnerin e Snarkitecture, Daniel Arsham. Projektimi i një ‘skute’ private 8.3 m2 (90 ft2) brenda një hapësire të përbashkët pune prej 230 m2 (2.500 ft2),  u konceptua si një dizajn intensiv/ eksperiment i ndërtuar  dhe është përfunduar brenda një periudhe dy-mujore, me një kosto më të ulët se $ 100 për ft2. Lexo më shumë »


BIG fiton në Shtëpinë e tij

Shkruar: February 2nd, 2011 | Autor: | Kategoria: Arkitekturë, Konkurse | Etiketa: , | 1 Përshtypje »

BIG, së bashku me AKT Topotek 1 & ‘Man Made Land’, është zgjedhur për të projektuar Impiantin e Ri të Transformimit të Mbeturinave në Energji, i cili pritet të përfundojë në vitin 2016 duke u dyzuar në një shpat për të bërë ski, në shërbim të qytetarëve të Kopenhagenit dhe vizitorëve të tij të shumtë. Lexo më shumë »


Midhjotektura nga Kate Orff

Shkruar: January 31st, 2011 | Autor: | Kategoria: Të Ndryshme | Etiketa: | 1 Përshtypje »

Arkitektja Kate Orff sheh midhjet e detit si një agjent të ndryshimit urban. Të kapura nëpër shtretërit e lumenjve apo të zhytura në to, midhjet thithin ndotjen dhe historikisht kanë pastruar ujrat e pista, duke na cuar drejt një koncepti të ri të quajtur prej saj “midhjetekturë”. Orff ndan vizionin e saj për relievin urban i cili lidh natyrën me njerzimin për një benefit reciprok.

Lexo më shumë »


Nëndetësja Rozë

Shkruar: January 31st, 2011 | Autor: | Kategoria: Inxhinieri, Të Ndryshme | Etiketa: | 1 Përshtypje »
Berlin Model Basin (Versuchsanstalt für Wasserbau) është ndërtesa të cilës i është bashkangjitur një pipë kolosale; një shtëpi ideale për anijet hidrodinamike, hidromekanikën e aplikuar, oqeanin, si dhe testet inxhinierike të mjedisit dhe lundrimit.
Lexo më shumë »

Tirana shpall Konkursin për një Xhami & Muze

Shkruar: January 28th, 2011 | Autor: | Kategoria: Arkitekturë, Featured, Konkurse, Made in Albania | Etiketa: , , , | Presim Përshtypje »

Bashkia e Tiranës ka shpallur sot në faqen e saj zyrtare një konkurs të hapur ndërkombëtar. Tema e konkursit është Muzeu i Tiranës dhe Bashkëjetesës Fetare + Xhamia e re, të cilat së bashku pritet të formojnë një moment të ri kulturor dhe shpirtëror në zonën e qendrës së qytetit. Lexo më shumë »


ish-Hekurudha kthehet në Qendër të Kulturës

Shkruar: January 27th, 2011 | Autor: | Kategoria: Arkitekturë | Etiketa: , , | 1 Përshtypje »

Një vit pas përfundimit dhe shpalljes së fituesit të konkursit për Qendrën Kulturore ‘Godsbane’ në mjediset e dikurshme të Hekurudhës, fillon ndërtimi i propozimit të 3XN. Vizioni i studios shkon drejt krijimit të një mjedisi të gjallë urban në favor të krijimtarisë. Qendra e Kulturës do të strehojë zhanre të ndryshme të artit si teatri, muzika, letërsia dhe artet pamore. Ndërtimi përfshin restaurimin e ndërtesës historike të Hekurudhës, si dhe ndërtimi i një strukture të re për të strehuar shërbimet e shtuara. Qendra Kulturore ‘Hekurudha’ pritet të përfundojë në 2012. Lexo më shumë »