MVRDV për Sheshin Skënderbej

Shkruar: December 31st, 2010 | Autor: | Kategoria: Design Urban, Klasike, Konkurse, Made for Albania | Etiketa: , , | Presim Përshtypje »

Mbyllim ciklin e publikimit të propozimeve dalë nga konkursi ndërkombëtar për rigjallërimin e Sheshit Skënderbej me studion e fundit (për nga radha e publikimit vendosur prej nesh), e cila u përzgjedh për të vazhduar konkurimin në etapën e dytë: MVRDV. Propozimi i kësaj studio për rigjallërimin e sheshit është gjithëpërfshirës, duke trajtuar çdo centimetër katror të sipërfaqes së ndodhur brenda unazës së vogël të qendrës me një shtrojë të vetme dhe me simbolika të forta kombëtare mbi krye. Konkursi ishte i hapur dhe u zhvillua në dy etapa.Në fazën e dytë u përzgjodhën gjashtë studio konkuruese, të cilat u prezantuan me projekt-propozime për të ardhmen e sheshit qëndror të qytetit dhe të vendit.

Koncepti i Projektimit nga MVRDV

EPIQENDRA E SHQIPËRISË – SHESHI I NESËRM SKËNDERBEJ – Ajo që bie në sy në fillim është leximi i veçantisë së Tiranës dhe nxjerrja në pah e potencialit për të diferencuar atë nga vendet e tjera përreth, duke bashkërenduar veçantinë me mirëqenien e re, demokracinë, konsumin dhe ndërkombëtarizimin. Familja e madhe Evropiane ka nevojë për ndryshueshmëri. Kjo e ndihmon të zgjerojë cilësitë e saj polikulturore, të cilat e bëjnë shumë të veçantë në rang botëror.
Pikëpyetjet, të cilat adreson konceptualisht Studio MVRDV, marrin shkas nga transformimet nëpër të cilat po kalon vendi ynë dhe veçanërisht kryeqyteti. Cili do të ishte ai shesh që do të prezantonte më së miri këto ndryshime? Si do të mund një shesh i tillë jo vetëm të vinte në skenë, por edhe të shkundte dhe të kontribuonte në këtë zhvillim? Si mund të bëhet që veçantia e sheshit të ruhet, e për më tepër të theksohet? Si mund të nxirret edhe më shumë në pah historia e tij? Dhe a mund të fitojë Sheshi Skënderbej famën e shesheve të tjera kombëtare si Place de la Concorde, Trafalgar Square, etj.? Dhe si mund të diferencohet gjithashtu prej tyre? Për t’i dhënë përgjigje pikëpyetjeve të ngritura propozohet një sekuencë elementësh, disa për t’u realizuar në një fazë të parë dhe disa të tjerë në një fazë të mëvonshme. Së bashku krijojnë të ardhmen e Sheshit Skënderbej.
Një arkitekt i njohur, Louis Khan, ka thënë:  “Një pyetje e mirë është më e rëndësishme, sesa një përgjigje e saktë”. Studio MVRDV e ndërton përqasjen e saj mbi bazën e pyetjeve të mira. Si do të mund t’i shërbejnë Sheshi Skënderbej dhe hapësira përreth tij demokracisë që ka nisur të shfaqet në vend? A duhet të jetë ai i hapur në maksimumet e mundësive të tij? Në mënyrë që turma të mëdha qytetarësh të mund të vijnë për të diskutuar, për të mbështetur e protestuar, si edhe për të organizuar një kombinim të gjerë manifestimesh dhe evenimentesh kulturore?
Reflektimet për përgjigje pasojnë. Sheshi Skënderbej duhet të jetë si rrjedhojë vendi ku komuniteti i gjerë (qytetarët) duan të prezantojnë vetveten. Të rinj e të moshuar. Nëpërmjet festivaleve folkloristike, Luna-Parkut, përkujtimoreve, koncerteve, sfilatave të modës, festivaleve rinore. Një shesh i hapur. Propozimi thekson zhvendosjen e elementëve të përdorur pak deri më tani dhe prezantimin e një shtroje të re (dyshemeje të re), e cila do të shërbejë për të vendosur në skenë përdoruesit e sheshit.

RAJONI SKËNDERBEJ – Në konceptin e MVRDV, Sheshi Skënderbej nuk duhet të jetë një vend i veçuar. Ai duhet të lidhet me pjesën tjetër të qytetit kudo dhe sido që të shfaqet mundësia. Për këtë ndërmjetësim prezantohet dhe bëhet pjesë e projektit hapësira e quajtur Rajoni Skënderbej, i cili do të ushqejë Sheshin, do të mundësojë perceptimin e tij si një vend, si edhe arratisjen prej tij, kurdo qoftë e nevojshme. MVRDV ngre pikëpyetje edhe për rregullimin e trafikut në qendër duke marrë shkas nga prezantimi i unazës së vogël. A është kjo e mirë për Tiranën dhe qendrën e saj? A duhet të jetë qendra e qytetit për makinat ose për këmbësorët (si në qytete të tjera evropiane). Kjo lejon një përdorim më të mirë të hapësirës.

MBJELLJA E PISHAVE – Mbjellja e pishave, sipas një rrjete të rregullt kuadratike brenda unazës, mundëson zhvillimin e rajonit “të gjelbëruar”. Pemët ofrojnë hije, pastrojnë ajrin nga ndotja e shkaktuar në unazë. Rajoni i pishave minimizon dhe shërben si një zonë tampon për depërtimin e zhurmave të unazës drejt qendrës…
Lind një mjedis në natyrën e një parku. Rrjeta e pemëve fillon e hapet drejt qendrës, duke lejuar mundësinë e grumbullimeve të mëdha dhe më tepër fushëpamje. Kjo shkakton një skenografi që zbulohet gradualisht.

SHTRIMI TOPOGRAFIK - Përdorim i vetëm një lloj shtrimi në tërë sipërfaqen e rajonit rrit dukshmërinë e tij. Janë përdorur tre lloje gurësh për të ngacmuar ngjashmëri me lojëra topografike që ngjasojnë me peizazhin shqiptar… Kjo krijon perspektiva të ndryshme ngacmuese. Shpeshherë ato pësojnë ngritje të lehta për të krijuar skena.

SHESHI I VALLËZIMIT TË SHQIPONJËS – MVRDV vendos në zemër të Sheshit një rrjet ndriçuesish, kështu që të gjitha aktivitetet dhe qytetarët ndriçohen nga poshtë, nga toka shqiptare – thekson studio. Ky rrjet ndriçimi krijon një skenë për përdorime dhe përdorues, duke e dramatizuar efektin e ngjarjes (eve). Ky vend kthehet në Sheshin e vallëzimit të Shqiptarëve. Ky rrjet ndriçimi vendos nën efektin e dritës dhe monumentalizon buqetën lundruese të pemëve. Rrjeta e ndriçuesve shoqërohet edhe me një kuti pajisjesh teknike që mundësojnë zhvillimin e më tepër aktiviteteve (tregje, festivale).
Trupi i llambës është zhvilluar me një kujdes të veçantë. Në pjesën e çeliktë është gdhendur një shqiponjë në mënyrë që të ndizen me mijëra të tilla.
Qytetarët mund të sponsorizojnë një llambë. Kjo do të mundësojë prezencën e shqiptarëve në Shesh.

LAQET (LOOPS) – Reduktim i gjerësisë së rrugëve çon në reduktimin e shpejtësisë së trafikut dhe mundëson më tepër hapësira për këmbësorët. Organizimi i trafikut duke prezantuar pesë “laqe” të aksesueshme nga unaza mundëson furnizimin e të gjitha destinacioneve duke shmangur trafikun mes për mes.

SHESHI – Sheshi ka dy përbërës kryesorë.

STATUJA – MVRDV thekson rëndësinë e statujës së Skënderbeut për Sheshin. Dhe përsëri nis me një pyetje. A nuk do të ishte më mirë që statuja të bëhej më shumë pjesë e shoqërisë? Përgjigjja vjen me zhvendosjen e gurit mbi të cilin lartësohet statuja. Skënderbeu bëhet pjesë e shqiptarëve.
Për MVRDV, ndoshta gjithë mobilimi urban mund të kishte motivin e të njëjtit kal, duke formuar kështu një rrethojë që simbolizon bashkimin e vendit. Autorët spekulojnë me hamendësimin se një mobilim i tillë i Sheshit do të sillte që gjithkush i ulur të ndihej si hero.

SHQIPONJA – Në qendër të Sheshit të hapur propozohet një stampim i Shqiponjës në tokën shqiptare.
Kjo zonë është pak më e ulët krahasuar me pjesën përreth, në mënyrë që t’i japë udhë intimitetit dhe baseneve të ujit në verë.
Propozohet që po aty, me anë të instalacioneve të krijohet mjegull, në mënyrë që të ketë efekte freskie gjatë stinës së nxehtë.
Propozohet gjithashtu edhe një pergolatë (realizueshmëria e të cilave do të lidhej me fonde të pasuruara më tej), po në të njëjtën formë me gdhendjen në tokë, e cila do të krijonte hije në shesh të hapur.
Një rrjetë e dendur llambash dyshemeje, të montuara në shtrojë, ndriçojnë pergolatën. Kjo e transformon Sheshin në sipërfaqe vallëzimi edhe më të dendur, epiqendra…

NDËRTESAT E RËNDËSISË KOMBËTARE – Sheshi është edhe adresa e institucioneve kombëtare, fakt ky që i jep Sheshit nuanca kombëtare. Disa prej këtyre institucioneve janë tashmë në Shesh. MVRDV thekson veçantinë e tyre. Pranon që ato janë ikona historike. MVRDV deklaron se qoftë për mirë apo për keq, ato nuk duhet të fshihen: ato duhet të theksohen. Nuk kanë thjesht nevojë për ruajtje, por edhe për restaurim dhe ndriçim. Propozohet që rrjedhimisht ato të formojnë billbordet e historisë shqiptare.

TARRACAT – Për MVRDV tarracat në shesh mund të zgjerohen më tej përtej atyre ekzistuese të ndërtesave përreth. Ndoshta këto të fundit kanë nevojë për më tepër hapësira për funksionimin e tyre. Përsëri shtrohet një pyetje e mirë: A mund të kenë këto ndërtesa zgjerime më të larta, në mënyrë të tillë që Sheshi të rrethohet edhe më tepër me programe, në mënyrë që akoma më tepër funksione të kenë pamje drejt tij?
Përgjigjja vjen nëpërmjet ngritjes së këtyre elementëve, si një seri volumesh tip bari, të cilat do t’i japin Sheshit shkallën e dëshiruar.
Ato do të bënin vend për zgjerimet e ndërtesave në nivelet e poshtme, ashtu sikundër mund të shërbenin për elementë të rinj: një muze kombëtar historik, një institucion kulturor, bibliotekën kombëtare, arkiva… por edhe bare, galeri arti dhe restorante mund të gjejnë vend në to, për t’i dhënë gjallëri sheshit, nëpërmjet tarracave që zhvillohen mbi të. Lidhja e tyre me Sheshin propozohet nëpërmjet shkallëve normale dhe atyre lëvizëse.

MURI INFORMATIV – Duke mbuluar me ekrane pjesët ballore të këtyre volumeve, sheshi mund të mbarttë më tepër informacion. Ekranet mund të shfaqin gjithë gamën e informacionit rreth Shqipërisë: zhvillimet financiare, projektet e reja, lajme, kulturë, art, jetë e përditshme, histori… ato shërbejnë gjithashtu edhe si ndriçuesa gjatë mbrëmjes e natës duke e bërë Sheshin më të sigurt dhe më tërheqës. Ato propozohet të punojnë si billbord të mëdha.

TRIBUNAT – Të trajtuarit e ndërtesave të propozuara nga masterplani në mënyrë të tillë që çatitë e tyre të kthehen në tribuna të aksesueshme prej publikut, do të ndikonte që ato t’i shërbenin një publiku më të gjerë. Qytetarët mund të ulen dhe të shijojnë pamjen ose një eveniment nga sipër.

Në ndërtesën e madhe në krahun perëndimor, MVRDV propozon vendosjen e një teatri apo kinemaje. Në pjesën veriore mund të vendoset hapësira e re e ekspozimeve të Tiranës, së bashku me stacionin e informimit për turistët. Nën tribunë propozohet të jenë hapësirat e magazinimit për evenimente publike.

PO MË PAS?

SKËNDERBEU I MADH? MVRDV propozon fleksibilitet në program duke parashikuar vendndodhje për ndërtim të ri në rast se do të nevojitej program tjetër në Shesh, apo në rast se një institucion tjetër kombëtar do të kërkonte vend aty. Përgjigjja vjen në formën e një ndërtese të re në vendndodhjen e statujës së heroit tonë kombëtar Skënderbeut, me kusht që të ishte në trajtën e tij. Kjo do të thoshte zmadhim të Skënderbeut statujë. Dhe do të ishte gjithandej i dukshëm…

TELEFERIKU (MAKINA ELEKTRIKE)? Me një buxhet relativisht të vogël, teleferiku ekzistues që shkon në mal, mund të zgjatej nëpërmjet stacionit të trenit drejt Sheshit. Propozohet t’i vijë rrotull statujës së zmadhuar për t’u ndalur më pas në shesh. Teleferiku mund të bashkonte malin me qendrën. Dhe në të ardhmen mund të bashkonte Qendrën me Tiranën e Madhe në Veri.

Falenderojmë Bashkinë e Tiranës & MVRDV.

Vizatimet dhe renderat i përkasin MVRDV.

THE NEW TIRANA, THE NEW ALBANIA – Albania and Tirana are opening themselves. With this momentum it has the possibility to evaluate its potentials. That includes its history and the values of its history. This allows Albania to differentiate itself from other surrounding countries. How to combine this specialness with new welfare, democracy, freedom, consumption and internationalization? Europe needs differentiation. It helps to enlarge its poly-cultural quality that is so special in the world.

THE NEW SCANDERBEG SQUARE – In that perspective Tirana’s Scanderbeg Square, the nation’s representative public space is operating. What square can stage and serve this trans-formation? How can such a space not only stage, but activate and contribute to this progress too? How can it remain, and even become more special? How can its history become more visible? And can it maybe become as known as other national squares as the Place de la Concorde, Trafalgar Square, The Red Square, Tiananmen Square, Brussel’s Grand Place and others. And how can it become very different from them as well? A sequence of elements are proposed. Some of them to be made as a ?rst phase others in a later one. Together they create a perspective or Scanderbeg Square.

CONCEPTTHE GRAND STAGE – How can the Scanderbeg Square and district serve the emerging democracy? Shouldn’t it be as open as possible? So that large crowds and groups can come to discuss, to support and to protest and to organize a wide variety of other manifestations and cultural events? It should thus the place where the community wants to present itself. For young and old. With heritage festivals, Luna-parks, memorials, concerts, fashion shows, youth festivals. An open ?oor. The underused elements of the square should be removed. And a new pavement can be made to stage the users.

THE SCANDERBEG DISTRICT – But it should not be a secluded space. It should be connected wherever possible. To feed the square, to give it a place in the surrounding, and as well to escape from it when necessary.

The introduction and development of the ring road leads to the possibility of regulating the car traffic in the heart. Do we want that? Should the city centre be for cars or for pedestrians (like in other European cities). It enables a better usage of the area.

THE PINE PLANTATIONS – By planting pine trees in a ?ne grid within the Ring road, a distinct ‘green’ quarter can be developed. The trees provide for shadow, for cleaning of the air from the ring road. It reduces the sound of the ring road towards the centre…

A park-like environment emerges. Towards the centre, the grid of trees has been opened, thus allowing for bigger gatherings and more over-view. It causes a revealing scenography.

THE TOPOGRAPHIC PAVEMENT – By using one type of pavement throughout the district the remark ability can be enlarged. Three types of stones are used so that a topographic appearances emerges, re?ecting the Albanian landscape.. it creates intriguing different perspectives. Sometimes they can be lifted slightly to create stages.

THE EAGLE’S DANCE FLOOR – By positioning a grid of ?oor lamps in the pavement, all activities and people are illuminated from below, from Albania’s Ground. They create a stage set for the usages and the users, dramatizing the effect. It becomes the dance ?oor of Albania. This grid of light enlightens and monumentalizes this ?oating foliage of trees. This grid is accompanied by a box of technical features that allow for more usages (markets, festivals).

The body of the lamp is specially developed. In the steel an eagle has been carved out so that thousands of eagles will be lit.

People can sponsor a lamp. Maybe that should be organized more strongly. Thus gradually all Albanians can have a presence in the square.

THE LOOPS – By reducing the width of the streets, the speed of the traffic can be reduced and more space can be given to the pedestrian.

By organizing the traffic in ?ve ‘loops’ that are accessed from the ring road, all destinations can be easily accessed while through traffic is avoided.

THE SQUARE – The square has two major components:

THE STATUE – It is clear that the statue of Scanderbeg is one of the important elements of the square.

But isn’t it better that the statue is more a part of the society? By removing the suckle, Scanderbeg becomes part of the Albanians.

Maybe all street furniture can be made out of and with the same kind of horses, so that a hurdle emerges symbolizing the collectiveness of the country. Thus everybody should feel like the hero.

THE EAGLE  – On the centre of the open square an ‘imprint’ in Albania’s ground of the national Eagle has been created.

This area is a bit lowered, to allow for a more intimacy and for water basins in summer.

Mist is created to allow for coolness.

A pergola is created (if extra budget is found) in the same shape, to provide for shadow.

hus the Eagle starts to ?y out of the square and the fog.

A dense grid of ?oor lamps, mounted in the pavement, illuminates the pergola. It turns the centre into a denser dance ?oor, the epicenter….

THE NATIONAL BUILDINGS  – The square is the address for national institutions, thus giving the square national meaning. Some of these institutions are already there. They are very special. They are historic icons. For better and for worse. They should not be hidden; no they need to be reinforced. They deserve not only preservation but also restoration and illumination. They thus form the billboards of Albania’s history.

THE TERRACES – This does not mean ?xation of the existing buildings only. Maybe they do need space for their proper functioning. Can they obtain higher extensions, in such a way that the square becomes even more surrounded with program, in such a way that even more functions can look to the plaza?

By lifting these elements, as a series of bar like volumes, they would give the square more scale. They articulate and strengthen the form of the square. They could house extensions of the buildings below as they can serve new elements: a national museum of history, a cultural institution, the national library, archives… but also bars, galleries, and restaurants can be positioned there, thus enlivening the square, with terraces overlooking the square. Stairs and escalators connect them with the square.

THE INFORMATION WALL – By covering the fronts of these volumes with screens, the square can obtain more information. On the screens all kinds of information on Albania could be shown; ?nancial developments, new projects, news, culture, art, everyday life, history… They light up in the evening and night, making the square safer and more exciting.  They work like big billboards.

THE TRIBUNES – By making the new buildings, given by the Master Plan, in such a way that their roofs are designed as public accessible tribunes, they will serve a wider audience. People can sit and enjoy the view or an event from higher up.

In the big building on the western side, a cinema or a theatre can be housed. On the northern side the new Tirana exhibition space with the tourist information can be positioned. Under the tribunes the storage spaces for the square can be positioned.

AND THEN? GRAND SCANDERBEG? If extra program is needed, or if an extra national institution is seeking for space, then a new building can be imagined on the place of the statue, if it takes the shape of the statue. Thus Scanderbeg will be enlarged. It will be visible everywhere……

CABLE CAR? For a relative small budget the existing cable car to the mountains could be prolonged via the station till the Scanderbeg square. It would go around the enlarged statue with a station on the square. It would connect the mountains with the centre. But in the future could also connect to the greater Tirana in the North.7

Now the time has come to finish off the square giving it its defined space, completing the limits.