Projekt-propozim për “Why Tall” nga Ajmona Hoxha, Elis Vathi dhe Klodiana Millona

Shkruar: October 24th, 2011 | Autor: | Kategoria: Arkitekturë, Design, Design Urban, Made in Albania | Etiketa: , , , , | 3 Përshtypje »

Projekt-propozimi për konkursin e arkitektures “Why Tall” nga Ajmona Hoxha, Elis Vathi dhe Klodiana Millona eshte nje nga punet e para “Made in Albania” që arrin sukses dhe shikueshmëri ndërkombëtare në pak javë. Tre arkitektët e rinj mundohen të reflektojnë mbi ndryshimin e thelle midis klasave socio-ekonomike në New Delhi, Indi.

Objekti ndodhet përballë ndërtesës më të lartë në New Delhi e cila njëkohësisht përdoret nga elita ekonomike Indiane si qëndër tregtare. Propozimi tenton të sfidojë ndryshimin midis klasave duke ndërtuar një strukturë e cila sfidon në vertikalitet simbolin arkitektonik të të pasurve ndërkohë që krijon hapësira të vetë-përballueshme dhe jeshile për të varfërit të cilët e popullojnë.

Njësitë modulare të banimit përsëriten parametrikisht duke ndjekur formën estetikisht interesante të objektit; njëkohësisht forma e krijuar maksimizon sasinë e dritës diellore për çdo njësi. Secili prej apartamenteve është i pajisur me sistem filtrimi të ujit të pijshëm dhe panele diellore me bateri të integruar. Midis njësive të banimit ndodhen hapësira publike si edhe hapësira të gjelbëra që – përtej pastrimit të ajrit të ndotur urban – shërbejnë edhe si oborre te vogla bujqësore.

Talentin e Ajmonës dhe Klodianës e kemi ndeshur edhe tek zyrat e Anima Pictures me projektin “Nuhat Drurin!” – pasqyruar në p-ark para disa muajsh.


  • http://mah.com A

    Si koncept eshte i mire, alla BIG daneze.
    Si qendrueshmeri… kam pikepyetjet e mia.

    Duhet ripare, une nuk do ta blija.

    A

  • Jonida

    Nje perseritje e Le Corbusier, godina te tilla nga pikpamja sociale lene per te deshiruar .Nuk mjaftojne vetem format e bukura dhe arritja inovative ne teknologji. Godina te tilla jashte po fillojne e shemben.

  • Eli

    Kjo godine imagjinare eshte OK te jepet si detyre kursi per te mesuar studentet projektimin parametrik ne kompiuter. Ne realitet…