Një Shtëpi jo e Zakontë
Shkruar: December 21st, 2010 | Autor: adel | Kategoria: Art, Design | Etiketa: Carmody Groarke, kurator | Presim Përshtypje »Një seri modelesh të shtëpive më tipike janë sjellë së bashku, në Galerinë e Arteve Barbikan, për të krijuar një sfond, të porositur enkas, për prezantimin e artit, skulpturës dhe arkitekturës sureale. Labirinti i dhomave, krijuar për instalacionin, ravijëzon njëkohësisht asocacione familjare dhe asocacione abstrakte të hapësirës së banimit, si dhe vendos pritshmëritë e parandërtuara të vizitorit, për galerinë ekzistuese, përpara një sfide.
Hapësira me lartësi të dyfishtë e Galerisë Barbikan është kthyer në një kornizë të pasur dhomash të lidhura së bashku, që përpiqen të nxjerrin vizitorin jashtë kontekstit tradicional të hapësirës së ekspozitës. Njëkohësisht, labirinti i hapësirave të dyshemesë ç’orienton vizitorin me ndryshimin e pragjeve të dhomës, ndryshime nga errësira në dritë, dhe ndryshimet në shkallë, nga kënde të shtypur në volume hapësinore marramendëse. Masa dhe ndriçimi i secilës hapësirë është projektuar ngushtësisht përqark përjetimit të çdo vepre arti. Itenerari i vazhduar i katit përdhe që kalon nëpër korridore, qoshe apo ndarje të errëta brenda galerisë me lartësi të dyfishtë, bëhet i dukshëm vetëm nga ballkoni i katit të sipërm nga ku duken trajtat e pjerrëta e të larta të tyre. Përdorimi i pasur i ngjyrave karakterizon, si nga brenda ashtu edhe nga jashtë, format e instalacionit skulptural, të cilat kanë hapje të prera me shumë kujdes për të lejuar pamjet përmes dhe përtej hapësirave, duke amplifikuar eksperiencën e ndërtimit të lidhjeve fizike dhe pamore mes dhomave dhe sendeve të ekspozuara, e duke zbehur marrëdhënien subjekt/ objekt të artit sureal, si edhe marrëdhenien mes galerisë dhe vizitorëve të saj.
Klient: Galeria e Artit Barbikan
Vendndodhja: Galeria e Artit Barbikan, Londër
Status: Përfunduar, Maj 2010
Fotograf: Luke Hayes
Nga: Carmody Groarke
A series of archetypal “house” forms are clustered together in the Barbican Art Gallery to create a bespoke backdrop for presentation of surrealist art, sculpture, film and architecture. The labyrinth of rooms created by the installation draws on familiar as well as abstract associations of domestic space, and challenges the visitor’s preconceived expectations of the existing gallery.
The double height space of the Barbican Art Gallery is transformed into a complex framework of interlinked rooms, in an attempt to de-contextualise the visitor from the conventional exhibition environment. Whilst the maze of ground floor spaces disorientates one through varying room thresholds, changes from dark to light, and in scale from compressed corners into vertiginous volumes of space. Scale and lighting of each space is designed intimately around the experience of each individual piece of art. The interconnected ground floor route of ambiguous corridors, corners and chambers contained within the main double height gallery only become discernible form the upper floor mezzanine through viewing their soaring pitched forms. Rich use of colour define the inside and oustide of the sculptural installation forms which are cut with carefully composed apertures for views across and through spaces, amplifying the experience of making physical and visual connections between rooms and exhibits, blurring the subject/object relationship of the surrealist art, the gallery and its visitors.Client: The Barbican Art Gallery
Location: The Barbican Art Gallery, London
Status: Completed May 2010
Photography: Luke HayesVia: Carmody Groarke











