Mobilje kartoni nga Karton

Shkruar: July 14th, 2011 | Autor: | Kategoria: Design, Interier | Etiketa: , , , , | Presim Përshtypje »

Ndërsa është relativisht e thjeshtë të krijosh një stol apo tavolinë të vogël prej kartonit të onduluar, është tjetër lloj sipërmarrje të krijosh një shtëpi të tërë e cila përfshin një krevat që mban peshën e dy personave prej të njëjtit material. Kompania Australiane Karton ka krijuar praktikisht çdo lloj mobiljeje të nevojshme për një shtëpi prej kartoni duke përfshire dhomë gjumi, zyrë, ngrënie dhe ndënjeje.

Kartoni I onduluar është pjesërisht I izoluar nga uji duke përdorur bojëra dhe polyurethane (një lloj plastike). Për të ndërtuar mobiljet nuk nevojitet asnje mjet apo aksesor (IKEA Style). Palosja dhe kapja midis elementëve e ben montimin të thjeshtë dhe të shpejtë. Dhe duke llogaritur që e gjithe dhoma e gjumit kushton pak qindra dollarë kosto është një argument sekondar.

Letër e ricikluar dhe jo toksike si dhe bojëra organike e bejnë produktin plotësisht të riciklueshëm. Ndëera nuk mund të flasim për design “mondan” këto mobilje janë mjaft të pershtatshme pë rte mobiluar nje konvikt, garsonierë apo tjetër ambjent të perkohshëm.

nga Karton