GazetaDru nga Mieke Meijer

Shkruar: July 15th, 2011 | Autor: | Kategoria: Design, Interier, Të Ndryshme | Etiketa: , , | Presim Përshtypje »

Kur mendojmë për drurin dhe letrën automatikisht imagjinojme mardhënien natyrale me të cilën prej shekujsh nga druri kemi prodhuar letër. Mieke Meijer ka vendosur ta përmbysë këtë trend duke krijuar atë që ai e quan GazetëDru (NewspaperWood). Lexo më shumë »


Valët e Henning Larsen Vlerësohen Përsëri

Shkruar: March 11th, 2011 | Autor: | Kategoria: Arkitekturë, Të Ndryshme | Etiketa: , | Presim Përshtypje »

Ngrehina e spikatur e banimit “Vala” në Fiordin Vejle, projektuar nga Henning Larsen Architects, është zgjedhur si fitues i çmimit prestigjioz “Civic Trust Award”. Çmimet u paraqitën më 4 mars, në një ceremoni zyrtare në Muzeun Historik të Popullit, në Mançester. Lexo më shumë »


“Yes Man”-Intervistë me Bjarke Ingels të BIG

Shkruar: March 9th, 2011 | Autor: | Kategoria: Kaktus, Të Ndryshme | Etiketa: , , | 1 Përshtypje »

Nuk është pa arsye që ky arkitekt i ri është referuar si “Yes Man”. Bjarke Ingels është një yll i ardhshëm i arkitekturës bashkëkohore. Energjia e tij dhe elokuenca me të cilin ai paraqet punën e tij mund të kompleksonte çdo politikan ziliqar. Në fakt, arkitektura për Ingels është e ngjashme me politikën, dhe praktika e tij krijuese pasqyron një program politik tundues. Punët e Ingels janë jashtëzakonisht interesante dhe origjinale. Por ajo që i dallon ato nga risitë e arkitektëve të tjerë është aftësia e tij për të gjetur kompromisin e balancuar mes formës origjinale dhe përmbajtjes funksionale që do t’i kënaqte të gjithë – zhvilluesit, investitorët, politikanët, inxhinierët, kontraktorët, ndërtuesit, dhe publikun. Lexo më shumë »


Midhjotektura nga Kate Orff

Shkruar: January 31st, 2011 | Autor: | Kategoria: Të Ndryshme | Etiketa: | 1 Përshtypje »

Arkitektja Kate Orff sheh midhjet e detit si një agjent të ndryshimit urban. Të kapura nëpër shtretërit e lumenjve apo të zhytura në to, midhjet thithin ndotjen dhe historikisht kanë pastruar ujrat e pista, duke na cuar drejt një koncepti të ri të quajtur prej saj “midhjetekturë”. Orff ndan vizionin e saj për relievin urban i cili lidh natyrën me njerzimin për një benefit reciprok.

Lexo më shumë »


Nëndetësja Rozë

Shkruar: January 31st, 2011 | Autor: | Kategoria: Inxhinieri, Të Ndryshme | Etiketa: | 1 Përshtypje »
Berlin Model Basin (Versuchsanstalt für Wasserbau) është ndërtesa të cilës i është bashkangjitur një pipë kolosale; një shtëpi ideale për anijet hidrodinamike, hidromekanikën e aplikuar, oqeanin, si dhe testet inxhinierike të mjedisit dhe lundrimit.
Lexo më shumë »

Mund të Flihet Rehat edhe në Park

Shkruar: January 26th, 2011 | Autor: | Kategoria: Arkitekturë, Design, Të Ndryshme | Etiketa: , , | 1 Përshtypje »

DasParkHotel, krijuar nga dizenjatori Andreas Strauss, është një formë e re dhe alternative akomodimi në hapësira publike, testuar fillimisht në qytetin Austriak, Linz. Hoteli qëndron i hapur nga maji në Tetor, dhe është realizuar me tuba drenazhimi të stërmëdhenj prej betoni. Pamja e thjeshtë dhe modeste nga jashtë fsheh një dhomë të tërë 2 m të gjatë, ku është vendosur një krevat dopio dhe vend për depozitim. Lexo më shumë »


Radiator Artistik dhe Funksional

Shkruar: January 21st, 2011 | Autor: | Kategoria: Design, Interier, Të Ndryshme | Etiketa: , , , | Presim Përshtypje »


Shpesh herë peshqirët përfundojnë në dysheme… pse? Normalisht sepse vendi ku mund të varen nuk ofron asnjë inçentivë për varjen. Mund të duket qesharake por sipas Mikolaj Adamus, duke i bërë varëset të afta për të ngrohur peshqirin këto të fundit do të përdoreshin më shpesh.
Lexo më shumë »


“Dandy” From Us with Love

Shkruar: January 20th, 2011 | Autor: | Kategoria: Design, Evente, Të Ndryshme | Etiketa: , , | Presim Përshtypje »

“Dandy” është një term i shekullit të 18-të që i referohet një burri për të cilin pamja fizike ka rëndësi të veçantë, një burri që përpiqet të duket aristokrat; një term të cilin Oscar Wild e mishëroi në shumë personazhe gjatë krijimtarisë së tij. Lexo më shumë »


Kartvizita e Shopenit nga WWAA Architects

Shkruar: January 13th, 2011 | Autor: | Kategoria: Design, Të Ndryshme | Etiketa: , , | Presim Përshtypje »

Ekspozita e punëve të kompozitorit mbështjell plot hijeshi të tashmen…

Shirita hipnotizues kompensate të përpunuar me mjeshtëri, vizatojnë rrugën e tyre brenda hapësirës së ekspozitës duke gjarpëruar në një mënyrë në dukje kaotike. Kjo ekspozitë, organizuar gjatë vitit 2010 në nder të 200 vjetorit të lindjes së kompozitorit të madh polak Frédéric François Chopin, është një bashkëpunim i veçantë mes WWAA Architects dhe artistit/ skenografit Boris Kudlicka.

Lexo më shumë »


Takimi i 100-të së Bashku!

Shkruar: January 12th, 2011 | Autor: | Kategoria: Featured, Të Ndryshme | Presim Përshtypje »

Përshendje Miq,

Ky është publikimi i 100-të i P-ark, ndaj dëshirojmë të ndajmë me ju disa nga publikimet më të mira të rrugëtimit tonë dy mujor. Gjatë këtij intervali të shkurtër kohor kemi tentuar mbi të gjitha të komunikojmë drejtpërdrejt me studio arkitekture dhe dezajni për të sjellë në faqen e P-ark projekte të reja për ata që na ndjekin me dashamirësi, por edhe informacion të mjaftueshëm për të kuptuar përqasjet e autorëve të ndryshëm. Kjo tentativë e jona ka rezultuar e sukseshme, megjithëse doza e suksesit mbetet ende modeste. Një pjesë të rezultatit e kemi përmbledhur në këtë publikim të 100-të. Lexo më shumë »