Po ripropozoj të përkthyer një intervistë të arkitektit korean WooJae Sung nga Obleo Design Media – Korrik 2009; ku eksplorohet krijimi i dizajnit gjenerativ dhe kuptimi i tij për arkitekturën e shekullit të 21-të. Lexo më shumë »
Dizajni i Hydrofloors është në thelb një dysheme qeramike e personalizuar e mbivendosur në një rrjet metalik. Kur rrjeti ulet, uji “rrjedh” nga poshtë dhe mbush hapësirën e krijuar. Dyshemeja mund të vendoset në nivele të caktuara thellësie. Kjo është një mundësi e mirë për fëmijët duke i lejuar atyre të kënaqen pa rrezikshmërine që krijon një pishinë tipike. Gjithashtu transformimi bën të mundur që pishina të përdoret si një ambjent i madh në shtëpi për festa apo darka. Lexo më shumë »
Dizajni i thjeshtë ka hapësirë për gjashtë krevatë, një tualet, një paradhomë dhe nje dhomë ndënjeje. Një dritare e madhe shikon mbi pamjet marramëndëse duke lejuar njëkohësisht rrezet e diellit të hyjnë brënda. Kur dielli perëndon, nje tapet termal ndihmohet dhe nga bora e cila e mbulon tarracen duke shërbyer si izolues termal. Kabina suportohet nga një seri panelesh diellore me fuqi 4kW te vendosur tek muret e jashtme në mënyrë që të mos mbulohen nga dëbora. Lexo më shumë »
Biomimika ose Biomimetika është studimi i modeleve, sistemeve, proçeseve dhe elementëve të natyrës duke i imituar ose frymëzuar nga ato për të zgjidhur probleme njerëzore. Termi biomimikë dhe biomimetikë vjen nga fjala Greke bios, që do të thotë jetë, dhe mimesis, që do të thotë të imitosh. Sinonime të tjera të termit përfshijnë bionika (bionics), bio-frymëzimi (bio-inspiration) dhe biognoza (biognosis). Lexo më shumë »
UNICAT prodhon një seri interesante të shtëpisë së lëvizshme. Një prej modeleve – EX70-HD / MAN TGA 6 x 6 – përtej madhësisë së çuditshme në interier, është edhe e personalizueshme deri ne detaj. Shija individuale dhe preferencat personale bëhen baza e zhvillimit të produktit.
Shpikur më shumë se një shekull më përpara është e çuditshme se si llampa CFL janë ende në minorancë kur krahasohen me ato inkandeshente. CFL qëndron për llampa fluoreshente kompakte dhe avantazhi kryesor që kjo lloj llampe ka ndaj atyre inkandeshente ëshë konsumi i elektricitetit.
Strukturat parafabrikate nga Blue Sky Building Systems tregojnë atë që mund të realizohet duke bashkuar metalin, teknologjine dhe dizajnin e mirë teknik në ndërtim. Struktura e fortë e lehtë dhe tejet e personalizueshme e shtëpive të blue sky ngrihet brënda një dite të vetme. Akoma më e habitshme i tërë sistemi i mureve dhe dyshemesë mund të përfundohet në më pak se një javë, pa pasur nevojë të punësohen me shumë se 4-5 montues.