Shtëpia e një Amoebe: Sjelljet konstruktive të një njëqelizori

Shkruar: April 20th, 2011 | Autor: | Kategoria: Pa Kategori | Presim Përshtypje »


Si mundet një qënie një qelizore si amoeba të ndërtojë një shtëpi kaq elegante? Informacioni i vetëm që kemi për momentin është përshkrimi i asaj që mund të shohim. Një amoebë individuale lëviz duke mbajtur “shtëpinë” e saj me vete. Kur lëviz ajo përfshin brënda vetes thërrime ushqimesh si dhe copëza të vogla rëre të cilat përqëndrohen brënda amoebës si një top i madh. Kur vjen koha për riprodhim, bërthama e ADNsë replikohet duke krijuar dy bërthama të plota. Citoplazma (materiali trupor) atëherë fillon të ndahet, duke cuar një bërthamë në cdo gjysëm, e duke formuar kështu dy organizma të pavarur. Një prej këtyre do të trashëgojë shtëpinë ekzistuese, ndërsa tjetri topin me copëza rëre që ndodhet në citoplazëm. Me ndarjen e plotë të dy organizmave, ky topth me copëza rëre lëviz në siperfaqe duke krijuar një shtëpi të re për organizmin e dytë.

 

Marre nga: Built By animals: The natural history of Animal Architecture nga Mike Hansell