Shkruar: September 9th, 2012 | Autor: Joni Baboci | Kategoria: Design Urban, Made for Albania, Made in Albania | Etiketa: game, local, recycle, recycling, remix, synurbia | Presim Përshtypje »

Remix është një iniciativë për ndryshimin e të ardhmes së sistemit të grumbullimit e riciklimit të plehrave në Tiranë. Duke parë rrjetin e gjerë informal të grumbullimit të plehrave të riciklueshme (rrjet i cili kohët e fundit ka përfituar mjaft kohë televizive për shkak të konfliktit midis policisë bashkiake dhe banorëve romë të Tiranes) Synurbia propozon një lojë urbane për të inkurajuar e edukuar qytetarët e Tiranës me konceptin e riciklimit.
Lexo më shumë »
Shkruar: April 28th, 2012 | Autor: Joni Baboci | Kategoria: Design, Interier, Made for Albania, Made in Albania | Presim Përshtypje »

Shtepia C114 eshte nje projekt i realizuar ne periferine jug-lindore te Prishtines nga Postarch. Ata e pershkruajne veten si:
Te apasionuar pas strukturave ekspresive, materialeve pa kohe dhe kujdesit ndaj detajeve ndertimore. Perqendrohemi ne hapesira plot drite dhe ndjesi nderlidhjeje midis objektit dhe hapesires qe e rrethon ate.
Lexo më shumë »
Shkruar: July 11th, 2011 | Autor: Bora Baboci | Kategoria: Design, Made for Albania, Made in Albania | 9 Përshtypje »
Dy arkitektë dhe një fotograf kanë projektuar dhe drejtojnë një kafebar veror në Spille, Himarë. Qëllimi është oferta e dickaje të ndryshme – njëkohësisht dhe argetimi e pushimet. Një prej arkitektëve Edga Rapo shprehet si më poshtë :
Lexo më shumë »
Shkruar: May 20th, 2011 | Autor: Bora Baboci | Kategoria: Arkitekturë, Featured, Konkurse, Made for Albania | Presim Përshtypje »
Projekti i BIG: Bjarke Ingels Group
Fitues i konkursit organizuar nga bashkia e Tiranës për projektimin e Xhamisë, Qëndrës Islamike dhe Muzeut fetar të Tiranës.
Shkruar: December 31st, 2010 | Autor: adel | Kategoria: Design Urban, Klasike, Konkurse, Made for Albania | Etiketa: MVRDV, sheshi skenderbej, Tirana | Presim Përshtypje »

Mbyllim ciklin e publikimit të propozimeve dalë nga konkursi ndërkombëtar për rigjallërimin e Sheshit Skënderbej me studion e fundit (për nga radha e publikimit vendosur prej nesh), e cila u përzgjedh për të vazhduar konkurimin në etapën e dytë: MVRDV. Propozimi i kësaj studio për rigjallërimin e sheshit është gjithëpërfshirës, duke trajtuar çdo centimetër katror të sipërfaqes së ndodhur brenda unazës së vogël të qendrës me një shtrojë të vetme dhe me simbolika të forta kombëtare mbi krye.
Lexo më shumë »
Shkruar: December 31st, 2010 | Autor: adel | Kategoria: Design Urban, Klasike, Konkurse, Made for Albania | Etiketa: MAP, sheshi skenderbej, Tirana | Presim Përshtypje »

Vazhdojmë me ciklin e publikimit të propozimeve dalë nga konkursi ndërkombëtar për rigjallërimin e Sheshit Skënderbej. Njëra prej studiove të përzgjedhura për të vazhduar konkurimin në etapën e dytë ishte MAP Architects. Propozimi i kësaj studio për rigjallërimin e sheshit është ndërtuar mbi bazën e materialeve “të buta” – softscape – për t’i dhënë atij mundësinë e gjallërimit në forma dhe me ngjyra të ndryshme gjatë gjithë vitit. Lexo më shumë »
Shkruar: November 28th, 2010 | Autor: adel | Kategoria: Design Urban, Konkurse, Made for Albania | Etiketa: Atena Studio, sheshi skenderbej, Tirane | Presim Përshtypje »

Vazhdojmë me ciklin e publikimit të propozimeve dalë nga konkursi ndërkombëtar për rigjallërimin e Sheshit Skënderbej. Njëra prej studiove të përzgjedhura për të vazhduar konkurimin në etapën e dytë ishte ATENA Studio. Ndryshe nga konkurentët e tjerë, ATENA propozon ‘gërryerjen’ e sipërfaqes së sheshit, për të krijuar kështu ballin e tij të ri tregtar dhe kulturor. Lexo më shumë »
Shkruar: November 27th, 2010 | Autor: adel | Kategoria: Design Urban, Literature, Made for Albania | Etiketa: Daniel Libeskind, sheshi skenderbej, Tirana | Presim Përshtypje »

Vazhdojmë me ciklin e publikimit të propozimeve dalë nga konkursi ndërkombëtar për rigjallërimin e Sheshit Skënderbej. Njëra prej studiove të përzgjedhura për të vazhduar konkurimin ishte Daniel Libeskind Architects. Ky ishte konkursi i parë i zhvilluar në Tiranë, ku publiku gëzonte të drejtën e vlerësimit. Studio e Daniel Libeskind, kishte gjithë mbështetjen e tij dhe u nderua me Çmimin e Publikut. Lexo më shumë »
Shkruar: November 27th, 2010 | Autor: adel | Kategoria: Arkitekturë, Made for Albania | Presim Përshtypje »

Qendra Tregtare Toptani, është pjesë e zhvillimeve të fundit urbane, ndërmarrë në Tiranën e konkurseve ndërkombëtare, por edhe në Tiranën magnetike për idetë e veçanta, sidomos kur bëhet fjalë për arkitektin hollandez Winy Maas. Lexo më shumë »
Shkruar: November 26th, 2010 | Autor: adel | Kategoria: Arkitekturë, Konkurse, Made for Albania | Etiketa: Joubert Architecture, Tirane | Presim Përshtypje »

‘Gjelbëruar nga Brenda Jashtë’ është një projekt-propozim për konkursin e një ndërtimi shumë funksional në Tiranë, nga JA Joubert Architecture. Kjo strukturë kishte potencialin për të qenë një qendër e re, e cila do të punonte gjatë ditës e do të jetonte mbrëmjeve dhe fundjavës, duke ofruar një nivel të ri në shkallën (në rritje) e cilësisë së jetesës urbane. Lexo më shumë »