Shkruar: April 22nd, 2011 | Autor: Bora Baboci | Kategoria: Interier, Kaktus, Literature | 3 Përshtypje »
“…. Një tjetër eksperiment i kryer nga Grasse tregoi se si një tipar tjetër arkitektonik i habitatit të termitëve është krijuar në rastin e qelizës mbretërore që përmban mbretëreshën e kolonisë së natalensis Macrotermes. Kjo dhomë është afërsisht në formë e mbretëreshës, por me një hapsirë bujare rreth saj në të gjitha anët për të lejuar punëtorët ta ndihmojnë. Mbretëresha është, në krahasim me punëtorët, në formën e një fryrjeje të madhe dhe butësisht pluskuese, porsi një suxhuk i bardhë, një fabrikë gjigande prodhimi vezësh. Grasse tregon se, në qoftë se mbretëresha gjatë një eksperimenti largohet nga foleja dhe vendoset në një arenë të hapur me punëtorët, ata do të ndërtojë një dhomë të re mbretërore porsi një nga të cilat ajo u hoq. Ata fillojnë me ndërtimin e një muri të ulët, duke lënë hapësirë pak a shumë sa në dhomën e saj origjinale. Më pas ata vazhdojnë të ndërtojnë një mur, duke e harkuar atë mbi trupin e mbretëreshës, për të krijuar një çati ovale që mbyllet rreth saj. Grasse arriti në përfundimin se ajo cka përcakton pozicionin e murit është një feromon që buron nga trupi i mbretëreshës. Kjo re arome që rrethon mbretëreshën krijon një gradient të avullt rreth saj, shumë e fortë më pranë, e duke u zbehur në distancë. Pra gradienti i intensitetit të aromës së ferormonit përcakoton pozicionin, madhësinë dhe formën e saktë të murit të dhomës mbretërore…”
Marrë nga: Built by Animals: The Natural History of Animal Architecture nga Mike Hansell
Shkruar: December 24th, 2010 | Autor: Erind | Kategoria: Literature | Presim Përshtypje »

Së fundmi, 3XN nxjerr në treg botimin që zbulon sfondin e punës pararendëse për një ndërtesë të mrekullueshme në qytetin e vogël Danez, Middelfart.
Prej përurimit të saj në prill, ndërtesa e Zyrave Qëndrore të Bankës së Kursimeve Middelfart ka qenë e mbushur plot përplot me jetë. Punonjësit e Bankës së Kursimeve, përtej klientëve të rregullt të bankës, kanë hapur dyert e godinës edhe për kuriozë të ndryshëm. Këta të fundit janë të shumtë; ata janë banorë vëndas, gazetarë apo arkitektë nga mbarë bota, të gjithë të etur për të shijuar nga përvoja e godinës spektakolare, vendosur pranë ujit, në qytetin e vogël të Middelfart, në Danimarkë. Lexo më shumë »
Shkruar: November 30th, 2010 | Autor: adel | Kategoria: Literature | Etiketa: botim | Presim Përshtypje »

Nëse jeni në Berlin në datën 3 Dhjetor, mund të kaloni nga Aedes Network Campus Berlin, ANCB, ku promovohet libri më i ri i botuesve lka & Andreas Ruby, “Të Shpikësh Përsëri Ndërtimin”, shoqëruar edhe me disa leksione nga kontribuesit për hartimin e tij. Mes shembujve të shumtë që prezanton libri, Tirana zë vend nëpërmjet eksperiencës së 51N4E në realizimin e Kullës TID. Lexo më shumë »
Shkruar: November 27th, 2010 | Autor: adel | Kategoria: Design Urban, Literature, Made for Albania | Etiketa: Daniel Libeskind, sheshi skenderbej, Tirana | Presim Përshtypje »

Vazhdojmë me ciklin e publikimit të propozimeve dalë nga konkursi ndërkombëtar për rigjallërimin e Sheshit Skënderbej. Njëra prej studiove të përzgjedhura për të vazhduar konkurimin ishte Daniel Libeskind Architects. Ky ishte konkursi i parë i zhvilluar në Tiranë, ku publiku gëzonte të drejtën e vlerësimit. Studio e Daniel Libeskind, kishte gjithë mbështetjen e tij dhe u nderua me Çmimin e Publikut. Lexo më shumë »
Shkruar: November 16th, 2010 | Autor: adel | Kategoria: Arkitekturë, Literature | Etiketa: bolles+Wilson, botim | Presim Përshtypje »
Për të gjithë admiruesit e studios së arkitekturës BOLLES+WILSON, të cilët kërkojnë informacion të detajuar grafik dhe tekst, për t’u thelluar më tej dhe kuptuar më shumë përqasjen e tyre, tashmë qarkullon në treg botimi më i ri i studios, në gjuhën angleze, “A Handful of Productive Paradigms”. Lexo më shumë »
Shkruar: November 14th, 2010 | Autor: Bora Baboci | Kategoria: Featured, Kaktus, Literature | Etiketa: moderniteti | Presim Përshtypje »
Artikulli ” La citta Nuova: Modernity and Continuity” nga Sanford Kwitner ka për qëllim të rivlersojë ontologjinë e Modernitetit në bazë të ndryshimeve që u shfaqën në teorinë fizike gjatë shekullit të fundit. Referenca arkitektonike që preket gjatë kësaj analize është lëvizja futuriste dhe projekti urban i arkitektit Antonio Sant’Elia “La citta Nuova”.
“Arkitektura nuk është më një mjet që shpreh përmbajtjet e dyshimta të historisë nëpër vite, nuk është më një plejadë e shenjave që veprojnë jashtë kulturës e me ndërmjetësimin e një kodi, por një mekanizëm krejtësisht i brendshëm dhe i pandashëm nga materiali tokësor”
Klikoni “Vazhdo” për të gjetur dokumentin e bashkangjitur si dhe lexuar parathënien e përkthyer të artikullit.
Lexo më shumë »
Shkruar: November 1st, 2010 | Autor: Joni Baboci | Kategoria: Featured, Kaktus, Literature, Të Ndryshme | Presim Përshtypje »
Debati legjendar u zhvillua ne shkollen pasuniversitare te design-it ne Hardvard (H-GSD), me 17 Nentor 1982. Pak kohe perpara, Christopher Alexander kishte mbajtur nje ligjerate te titulluar “Natyra e Rregullsise” e cila pershkraunte thelbin e asaj qe do behej filozofia arkitektonike e Alexander-it.
Perpara debatit Peter Eisenman kishte degjuar nje regjistrim te ligjerates te Alexander-it. Ajo qe ndodhi mund te pershkruhet si nje ngjarje historike: Alexander prezanton bazen e tij per Paradigmin e ri Arkitektonik ndersa Eisenman prezanton versionin e tij dekonstruktivist, diametrikisht te kundert, mbi te ardhmen e profesionit.
Bashkengjitur gjeni versionin e debatit ne anglisht. Lexo më shumë »