Shkruar: May 20th, 2011 | Autor: Bora Baboci | Kategoria: Arkitekturë, Featured, Konkurse, Made for Albania | Presim Përshtypje »
Projekti i BIG: Bjarke Ingels Group
Fitues i konkursit organizuar nga bashkia e Tiranës për projektimin e Xhamisë, Qëndrës Islamike dhe Muzeut fetar të Tiranës.
Shkruar: April 19th, 2011 | Autor: adel | Kategoria: Konkurse, Made in Albania | Etiketa: maturantë, shtepi | 3 Përshtypje »

Konkursi i parë ndërkombetar mbi bazat e projektimit për maturantët e shkollave të mesme, organizuar nga Departamenti i Arkitekturës në Universitetin Epoka. Një nismë për t’u përshëndetur dhe që duhet përkrahur!
30 Prill 2011 është Afati i Rregjistrimit dhe Dorëzimi i Fazës së Parë.
Lexo më shumë »
Shkruar: February 2nd, 2011 | Autor: Erind | Kategoria: Arkitekturë, Konkurse | Etiketa: BIG, Kopenhagen | 1 Përshtypje »

BIG, së bashku me AKT Topotek 1 & ‘Man Made Land’, është zgjedhur për të projektuar Impiantin e Ri të Transformimit të Mbeturinave në Energji, i cili pritet të përfundojë në vitin 2016 duke u dyzuar në një shpat për të bërë ski, në shërbim të qytetarëve të Kopenhagenit dhe vizitorëve të tij të shumtë. Lexo më shumë »
Shkruar: January 28th, 2011 | Autor: adel | Kategoria: Arkitekturë, Featured, Konkurse, Made in Albania | Etiketa: konkurs, muze, Tirana, xhami | Presim Përshtypje »

Bashkia e Tiranës ka shpallur sot në faqen e saj zyrtare një konkurs të hapur ndërkombëtar. Tema e konkursit është Muzeu i Tiranës dhe Bashkëjetesës Fetare + Xhamia e re, të cilat së bashku pritet të formojnë një moment të ri kulturor dhe shpirtëror në zonën e qendrës së qytetit. Lexo më shumë »
Shkruar: December 31st, 2010 | Autor: adel | Kategoria: Design Urban, Klasike, Konkurse, Made for Albania | Etiketa: MVRDV, sheshi skenderbej, Tirana | Presim Përshtypje »

Mbyllim ciklin e publikimit të propozimeve dalë nga konkursi ndërkombëtar për rigjallërimin e Sheshit Skënderbej me studion e fundit (për nga radha e publikimit vendosur prej nesh), e cila u përzgjedh për të vazhduar konkurimin në etapën e dytë: MVRDV. Propozimi i kësaj studio për rigjallërimin e sheshit është gjithëpërfshirës, duke trajtuar çdo centimetër katror të sipërfaqes së ndodhur brenda unazës së vogël të qendrës me një shtrojë të vetme dhe me simbolika të forta kombëtare mbi krye.
Lexo më shumë »
Shkruar: December 31st, 2010 | Autor: adel | Kategoria: Design Urban, Klasike, Konkurse, Made for Albania | Etiketa: MAP, sheshi skenderbej, Tirana | Presim Përshtypje »

Vazhdojmë me ciklin e publikimit të propozimeve dalë nga konkursi ndërkombëtar për rigjallërimin e Sheshit Skënderbej. Njëra prej studiove të përzgjedhura për të vazhduar konkurimin në etapën e dytë ishte MAP Architects. Propozimi i kësaj studio për rigjallërimin e sheshit është ndërtuar mbi bazën e materialeve “të buta” – softscape – për t’i dhënë atij mundësinë e gjallërimit në forma dhe me ngjyra të ndryshme gjatë gjithë vitit. Lexo më shumë »
Shkruar: December 16th, 2010 | Autor: adel | Kategoria: Arkitekturë, Konkurse | Etiketa: burg, C. F. Møller Architects, Danimarkë | Presim Përshtypje »

C. F. Møller Architects janë fitues të konkursit për projektimin dhe ndërtimin e një burgu të ri shtetëror, të mbyllur, në ishullin Falster. Burgu, për 250 banorë, është projektuar të jetë një strukturë urbane e ulët, organizuar rreth qendrës së argëtimit dhe punës, të lidhura njëra me tjetrën nëpërmjet rrugëve dhe një sheshi qëndror. Projekti krijon një mjedis urban ndërveprues me natyrën në të dyja anët e murit rrethues 6 metra të lartë. Brenda perimetrit të këtij rrethi është projektuar të ketë vend për hapësira natyrore e të kultivuara, hapësira për zhvillimin e blegtorisë dhe për vendosjen e faciliteteve sportive. Lexo më shumë »
Shkruar: December 3rd, 2010 | Autor: adel | Kategoria: Arkitekturë, Konkurse | Etiketa: Hollande, Qender Kulturore | Presim Përshtypje »

Kjo ndërtesë e kulturës, projektuar nga Neutelings Riedijk Architects, është organizuar si një itenerar publik që do të gjarpërojë rrugëve të ngushta të qytetit mesjetar të Arnhem (Hollandë). Lexo më shumë »
Shkruar: November 28th, 2010 | Autor: adel | Kategoria: Design Urban, Konkurse, Made for Albania | Etiketa: Atena Studio, sheshi skenderbej, Tirane | Presim Përshtypje »

Vazhdojmë me ciklin e publikimit të propozimeve dalë nga konkursi ndërkombëtar për rigjallërimin e Sheshit Skënderbej. Njëra prej studiove të përzgjedhura për të vazhduar konkurimin në etapën e dytë ishte ATENA Studio. Ndryshe nga konkurentët e tjerë, ATENA propozon ‘gërryerjen’ e sipërfaqes së sheshit, për të krijuar kështu ballin e tij të ri tregtar dhe kulturor. Lexo më shumë »
Shkruar: November 26th, 2010 | Autor: adel | Kategoria: Arkitekturë, Konkurse, Made for Albania | Etiketa: Joubert Architecture, Tirane | Presim Përshtypje »

‘Gjelbëruar nga Brenda Jashtë’ është një projekt-propozim për konkursin e një ndërtimi shumë funksional në Tiranë, nga JA Joubert Architecture. Kjo strukturë kishte potencialin për të qenë një qendër e re, e cila do të punonte gjatë ditës e do të jetonte mbrëmjeve dhe fundjavës, duke ofruar një nivel të ri në shkallën (në rritje) e cilësisë së jetesës urbane. Lexo më shumë »