MVRDV për Sheshin Skënderbej

Shkruar: December 31st, 2010 | Autor: | Kategoria: Design Urban, Klasike, Konkurse, Made for Albania | Etiketa: , , | Presim Përshtypje »

Mbyllim ciklin e publikimit të propozimeve dalë nga konkursi ndërkombëtar për rigjallërimin e Sheshit Skënderbej me studion e fundit (për nga radha e publikimit vendosur prej nesh), e cila u përzgjedh për të vazhduar konkurimin në etapën e dytë: MVRDV. Propozimi i kësaj studio për rigjallërimin e sheshit është gjithëpërfshirës, duke trajtuar çdo centimetër katror të sipërfaqes së ndodhur brenda unazës së vogël të qendrës me një shtrojë të vetme dhe me simbolika të forta kombëtare mbi krye. Lexo më shumë »


MAP Architects për Sheshin Skënderbej

Shkruar: December 31st, 2010 | Autor: | Kategoria: Design Urban, Klasike, Konkurse, Made for Albania | Etiketa: , , | Presim Përshtypje »

Vazhdojmë me ciklin e publikimit të propozimeve dalë nga konkursi ndërkombëtar për rigjallërimin e Sheshit Skënderbej. Njëra prej studiove të përzgjedhura për të vazhduar konkurimin në etapën e dytë ishte MAP Architects. Propozimi i kësaj studio për rigjallërimin e sheshit është ndërtuar mbi bazën e materialeve “të buta” – softscape – për t’i dhënë atij mundësinë e gjallërimit në forma dhe me ngjyra të ndryshme gjatë gjithë vitit. Lexo më shumë »


Casa de Musica nga OMA

Shkruar: December 9th, 2010 | Autor: | Kategoria: Arkitekturë, Klasike | Presim Përshtypje »

Proçesi krijues per nje institucion publik eshte goxha me i komplikuar se ai per shumicen e ndertesave private. Institucionet publike duhet ti pergjigjen kerkesave te pergjithshme, jo atyre individuale. Ne te njejten kohe keto institucione kane nevoje te jene terheqese pertej funksionales ne menyre qe te thithin dhe permbajne publikun. Marketimi ne nje ambjent arkitektonik global eshte gjithashtu mjaft i rendesishem ne krijimin e ikonave publike. Eshte interesante rrjedhimisht te shihet se forma e Casa de Musica nga OMA eshte nje evolim qe rrjedh nga vete ndertesa.

Lexo më shumë »


51N4E & Anri Sala për Sheshin Skënderbej

Shkruar: November 15th, 2010 | Autor: | Kategoria: Arkitekturë, Featured, Klasike, Konkurse | Etiketa: , | 1 Përshtypje »


Pranverën e vitit 2008, qyteti i Tiranës zhvilloi konkursin ndërkombëtar për rigjallërimin e Sheshit Skënderbej. Konkursi ishte i hapur dhe u zhvillua në dy etapa. Në fazën e dytë u përzgjodhën gjashtë studio konkuruese, të cilat u prezantuan me projekt-propozime për të ardhmen e sheshit qëndror të qytetit dhe të vendit. Një juri ndërkombëtare vlerësoi me çmimin fitues propozimin e  studios 51N4E, të cilin e kemi publikuar këtu. Projekti ka filluar të realizohet dhe punimet pritet të përfundojnë në pranverën e vitit 2012. Lexo më shumë »