Shkruar: April 22nd, 2011 | Autor: Bora Baboci | Kategoria: Interier, Kaktus, Literature | 3 Përshtypje »
“…. Një tjetër eksperiment i kryer nga Grasse tregoi se si një tipar tjetër arkitektonik i habitatit të termitëve është krijuar në rastin e qelizës mbretërore që përmban mbretëreshën e kolonisë së natalensis Macrotermes. Kjo dhomë është afërsisht në formë e mbretëreshës, por me një hapsirë bujare rreth saj në të gjitha anët për të lejuar punëtorët ta ndihmojnë. Mbretëresha është, në krahasim me punëtorët, në formën e një fryrjeje të madhe dhe butësisht pluskuese, porsi një suxhuk i bardhë, një fabrikë gjigande prodhimi vezësh. Grasse tregon se, në qoftë se mbretëresha gjatë një eksperimenti largohet nga foleja dhe vendoset në një arenë të hapur me punëtorët, ata do të ndërtojë një dhomë të re mbretërore porsi një nga të cilat ajo u hoq. Ata fillojnë me ndërtimin e një muri të ulët, duke lënë hapësirë pak a shumë sa në dhomën e saj origjinale. Më pas ata vazhdojnë të ndërtojnë një mur, duke e harkuar atë mbi trupin e mbretëreshës, për të krijuar një çati ovale që mbyllet rreth saj. Grasse arriti në përfundimin se ajo cka përcakton pozicionin e murit është një feromon që buron nga trupi i mbretëreshës. Kjo re arome që rrethon mbretëreshën krijon një gradient të avullt rreth saj, shumë e fortë më pranë, e duke u zbehur në distancë. Pra gradienti i intensitetit të aromës së ferormonit përcakoton pozicionin, madhësinë dhe formën e saktë të murit të dhomës mbretërore…”
Marrë nga: Built by Animals: The Natural History of Animal Architecture nga Mike Hansell
Shkruar: March 9th, 2011 | Autor: adel | Kategoria: Kaktus, Të Ndryshme | Etiketa: BIG, Bjarke Ingels, intervistë | 1 Përshtypje »

Nuk është pa arsye që ky arkitekt i ri është referuar si “Yes Man”. Bjarke Ingels është një yll i ardhshëm i arkitekturës bashkëkohore. Energjia e tij dhe elokuenca me të cilin ai paraqet punën e tij mund të kompleksonte çdo politikan ziliqar. Në fakt, arkitektura për Ingels është e ngjashme me politikën, dhe praktika e tij krijuese pasqyron një program politik tundues. Punët e Ingels janë jashtëzakonisht interesante dhe origjinale. Por ajo që i dallon ato nga risitë e arkitektëve të tjerë është aftësia e tij për të gjetur kompromisin e balancuar mes formës origjinale dhe përmbajtjes funksionale që do t’i kënaqte të gjithë – zhvilluesit, investitorët, politikanët, inxhinierët, kontraktorët, ndërtuesit, dhe publikun. Lexo më shumë »
Shkruar: January 13th, 2011 | Autor: Bora Baboci | Kategoria: Arkitekturë, Design Urban, Inxhinieri, Kaktus | Presim Përshtypje »
Në vënd që të shkatërrohët komplet rruga e vjetër me betonin e përforcuar të jashtëzakonshëm, tashmë plotësisht i integruar në kuadrin e peisazhit dhe imagjinatës kolektive, propozohet ripërdorimi dhe rizhvillimi i disa seksioneve si mjet për rritjen e prodhimit të energjive të rinovueshme si dhe eksperimentimit me teknologji eko-miqësore. Kjo do të favorizonte lidhjen midis fshatrave dhe aksesin në drithrat e vlefshme të kreshtave malore si dhe, së fundmi, zhvillimin e formave të ndryshme mjedisore dhe të artit natyror, të cilat mund të favorizojnë zhvillimin e një turizmi të përgjegjshëm.
Shkruar: January 13th, 2011 | Autor: Bora Baboci | Kategoria: Design, Design Urban, Kaktus | Presim Përshtypje »

Inventari i tij piktorest, një punë në progres prej vitit 2003, i cili përbëhet nga dokumentacioni i shtyllave të telefonit të maskuara në pemë artificiale që janë ndërtuar në hapsirë reale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës Veriore, Britani e Madhe, Afrikë Jugore, Kore, Itali dhe Portugali, janë përdorur si një dedikim sipërfaqesor ndaj vullnetit krijues të përhapur së fundmi e të drejtuar nga një dëshirë themelore për pajtim. Për të justifikuar visualisht rreziqet e elektro-smokut, shtyllat e telefonave i jepet një mbështjellje plastike e cila krijon idenë e natyrës në të atillë mënyrë që ata paraqiten në peisazhet natyrore si një formë e idealizuar bimësie.
Shkruar: December 27th, 2010 | Autor: Bora Baboci | Kategoria: Arkitekturë, Featured, Inxhinieri, Kaktus | 1 Përshtypje »

“Open City” në Ritoque është një shtrirje prej 270 hektarësh dhe ndodhet 16 km në veri të qytetit Valparaiso, Kili. Vendi përfshihet nga fusha të gjera dune, ligatina me një diversitet të jashtëzakonshëm të florës dhe faunës, lumenj, fusha, si dhe tre kilometra bregdet. Që nga viti 1950 arkitekti i avant-gardës Alberto Kruz së bashku me poetin Golfredo Iommi, themeluan në këtë utopi të shkretëtuar grupin “Open City Group” ku arkitektë, studentët, artistët dhe shkencëtarët u grumbulluan për të nisur një lëvizje e cila vazhdon të mbledhë artistë e arkitektë nga e gjithë bota me qëllim studimin dhe manifestimin e produktit kreativ.
Lexo më shumë »
Shkruar: December 24th, 2010 | Autor: adel | Kategoria: Kaktus | Etiketa: arkitektura bashkekohore | Presim Përshtypje »

Ata që merren me projektimin e banesave moderne, jo gjithmonë marrin në konsideratë gamën e plotë të faktorëve. Buck Brown prezanton një karikaturë të vogël, por madhështore, rreth humorit të Santës, kur vjen puna pë shpërndarjen e dhuratave të fundvitit nëpër banesa bashkëkohore. Lexo më shumë »
Shkruar: November 14th, 2010 | Autor: Bora Baboci | Kategoria: Featured, Kaktus, Literature | Etiketa: moderniteti | Presim Përshtypje »
Artikulli ” La citta Nuova: Modernity and Continuity” nga Sanford Kwitner ka për qëllim të rivlersojë ontologjinë e Modernitetit në bazë të ndryshimeve që u shfaqën në teorinë fizike gjatë shekullit të fundit. Referenca arkitektonike që preket gjatë kësaj analize është lëvizja futuriste dhe projekti urban i arkitektit Antonio Sant’Elia “La citta Nuova”.
“Arkitektura nuk është më një mjet që shpreh përmbajtjet e dyshimta të historisë nëpër vite, nuk është më një plejadë e shenjave që veprojnë jashtë kulturës e me ndërmjetësimin e një kodi, por një mekanizëm krejtësisht i brendshëm dhe i pandashëm nga materiali tokësor”
Klikoni “Vazhdo” për të gjetur dokumentin e bashkangjitur si dhe lexuar parathënien e përkthyer të artikullit.
Lexo më shumë »
Shkruar: November 1st, 2010 | Autor: Joni Baboci | Kategoria: Featured, Kaktus, Literature, Të Ndryshme | Presim Përshtypje »
Debati legjendar u zhvillua ne shkollen pasuniversitare te design-it ne Hardvard (H-GSD), me 17 Nentor 1982. Pak kohe perpara, Christopher Alexander kishte mbajtur nje ligjerate te titulluar “Natyra e Rregullsise” e cila pershkraunte thelbin e asaj qe do behej filozofia arkitektonike e Alexander-it.
Perpara debatit Peter Eisenman kishte degjuar nje regjistrim te ligjerates te Alexander-it. Ajo qe ndodhi mund te pershkruhet si nje ngjarje historike: Alexander prezanton bazen e tij per Paradigmin e ri Arkitektonik ndersa Eisenman prezanton versionin e tij dekonstruktivist, diametrikisht te kundert, mbi te ardhmen e profesionit.
Bashkengjitur gjeni versionin e debatit ne anglisht. Lexo më shumë »