Dizajni gjenerativ: nën-disiplinë apo paradigmë e re?

Shkruar: July 23rd, 2011 | Autor: | Kategoria: Arkitekturë, Inxhinieri, Teknologji | Etiketa: , , , , , , , , | Presim Përshtypje »

Po ripropozoj të përkthyer një intervistë të arkitektit korean WooJae Sung nga Obleo Design Media – Korrik 2009; ku eksplorohet krijimi i dizajnit gjenerativ dhe kuptimi i tij për arkitekturën e shekullit të 21-të. Lexo më shumë »


Biomimika

Shkruar: February 12th, 2011 | Autor: | Kategoria: Arkitekturë, Design, Featured, Inxhinieri, Teknologji | Etiketa: , , | 1 Përshtypje »

Biomimika ose Biomimetika është studimi i modeleve, sistemeve, proçeseve dhe elementëve të natyrës duke i imituar ose frymëzuar nga ato për të zgjidhur probleme njerëzore. Termi biomimikë dhe biomimetikë vjen nga fjala Greke bios, që do të thotë jetë, dhe mimesis, që do të thotë të imitosh. Sinonime të tjera të termit përfshijnë bionika (bionics), bio-frymëzimi (bio-inspiration) dhe biognoza (biognosis). Lexo më shumë »


Nëndetësja Rozë

Shkruar: January 31st, 2011 | Autor: | Kategoria: Inxhinieri, Të Ndryshme | Etiketa: | 1 Përshtypje »
Berlin Model Basin (Versuchsanstalt für Wasserbau) është ndërtesa të cilës i është bashkangjitur një pipë kolosale; një shtëpi ideale për anijet hidrodinamike, hidromekanikën e aplikuar, oqeanin, si dhe testet inxhinierike të mjedisit dhe lundrimit.
Lexo më shumë »

Ngjitja e ngadaltë: propozim nga Ja Studio

Shkruar: January 13th, 2011 | Autor: | Kategoria: Arkitekturë, Design Urban, Inxhinieri, Kaktus | Presim Përshtypje »
Në vënd që të shkatërrohët komplet rruga e vjetër me betonin e përforcuar të jashtëzakonshëm, tashmë plotësisht i integruar në kuadrin e peisazhit dhe imagjinatës kolektive, propozohet ripërdorimi dhe rizhvillimi i disa seksioneve si mjet për rritjen e prodhimit të energjive të rinovueshme si dhe eksperimentimit me teknologji eko-miqësore. Kjo do të favorizonte lidhjen midis fshatrave dhe aksesin në drithrat e vlefshme të kreshtave malore si dhe, së fundmi, zhvillimin e formave të ndryshme mjedisore dhe të artit natyror, të cilat mund të favorizojnë zhvillimin e një turizmi të përgjegjshëm.
Lexo më shumë »

Strukturë në një ditë

Shkruar: December 28th, 2010 | Autor: | Kategoria: Arkitekturë, Featured, Inxhinieri, Teknologji | Presim Përshtypje »
Strukturat parafabrikate nga Blue Sky Building Systems tregojnë atë që mund të realizohet duke bashkuar metalin, teknologjine dhe dizajnin e mirë teknik në ndërtim. Struktura e fortë e lehtë dhe tejet e personalizueshme e shtëpive të blue sky ngrihet brënda një dite të vetme. Akoma më e habitshme i tërë sistemi i mureve dhe dyshemesë mund të përfundohet në më pak se një javë, pa pasur nevojë të punësohen me shumë se 4-5 montues.
Lexo më shumë »

Open City Group & Valparaiso School

Shkruar: December 27th, 2010 | Autor: | Kategoria: Arkitekturë, Featured, Inxhinieri, Kaktus | 1 Përshtypje »

“Open City” në Ritoque është një shtrirje prej 270 hektarësh dhe ndodhet 16 km në veri të qytetit Valparaiso, Kili. Vendi përfshihet nga fusha të gjera dune, ligatina me një diversitet të jashtëzakonshëm të florës dhe faunës, lumenj, fusha, si dhe tre kilometra bregdet. Që nga viti 1950 arkitekti i avant-gardës Alberto Kruz së bashku me poetin Golfredo Iommi, themeluan në këtë utopi të shkretëtuar grupin “Open City Group” ku arkitektë, studentët, artistët dhe shkencëtarët u grumbulluan për të nisur një lëvizje e cila vazhdon të mbledhë artistë e arkitektë nga e gjithë bota me qëllim studimin dhe manifestimin e produktit kreativ.

Lexo më shumë »


Arkitektura e Dunave

Shkruar: December 7th, 2010 | Autor: | Kategoria: Inxhinieri, Të Ndryshme | Etiketa: , , | Presim Përshtypje »

Studenti i Arkitekturës Magnus Larsson do te kthejë zonat më të braktisura e të egra te planetit në struktura të banueshme. Si? Me anë te bakterieve, te cilat mundësojnë kthimin dunave të rërës në arkitekturë solide. Një ekip i UC Davis ka qenë duke eksperimentuar me mikroorganizmin bacil pasteurii, i cili mund të ngurtesojë tokën ne zona te prirura të shkatërrohen nga tërmetet. Sic dhe Larsson u shpreh” Gjithë ajo cka bëra ishte te ndryshoja përdorimin e teknologjisë së tyre duke zmadhuar shkallën e aplikimit për ta kthyer ne një mur 6.000 km të gjatë prej rëre, që njëkohësisht mbron prej rërës.

Lexo më shumë »


“Bacillafilla” në shpëtim të betonit

Shkruar: December 1st, 2010 | Autor: | Kategoria: Inxhinieri, Të Ndryshme | Etiketa: , , , | Presim Përshtypje »

Kerkues nga Universiteti i Newcastle në Britaninë e Madhe kanë krijuar një lloj të ri “ngjitësi” për beton i cili mund të arnojë plasaritjet në strukturat e betonit. Përbërja mund të riparojë ndërtesat e dëmtuara nga lëkundjet sizmike ose ato të vjetëruarat. Pjesa interesante sidoqoftë është se “adezivi” nuk është një përbërje sintetike; kërkuesit kanë dizenjuar një bakterie e cila zhytet deri në fund të plasaritjeve e ku më pas prodhon karbonat-kalciumi dhe një lloj special ngjitësi të cilët në bashkëpunim thahen dhe forcohen me të njejten forcë mbajtese e konsistencë si të betonit që i rrethon.
Lexo më shumë »