Projekti i BIG: Bjarke Ingels Group
Fitues i konkursit organizuar nga bashkia e Tiranës për projektimin e Xhamisë, Qëndrës Islamike dhe Muzeut fetar të Tiranës.
Biomimika ose Biomimetika është studimi i modeleve, sistemeve, proçeseve dhe elementëve të natyrës duke i imituar ose frymëzuar nga ato për të zgjidhur probleme njerëzore. Termi biomimikë dhe biomimetikë vjen nga fjala Greke bios, që do të thotë jetë, dhe mimesis, që do të thotë të imitosh. Sinonime të tjera të termit përfshijnë bionika (bionics), bio-frymëzimi (bio-inspiration) dhe biognoza (biognosis). Lexo më shumë »
Kuti/ Kuti – si një banesë me këmbë në tokë – është një apartament për partnerin e Snarkitecture, Daniel Arsham. Projektimi i një ‘skute’ private 8.3 m2 (90 ft2) brenda një hapësire të përbashkët pune prej 230 m2 (2.500 ft2), u konceptua si një dizajn intensiv/ eksperiment i ndërtuar dhe është përfunduar brenda një periudhe dy-mujore, me një kosto më të ulët se $ 100 për ft2. Lexo më shumë »
Bashkia e Tiranës ka shpallur sot në faqen e saj zyrtare një konkurs të hapur ndërkombëtar. Tema e konkursit është Muzeu i Tiranës dhe Bashkëjetesës Fetare + Xhamia e re, të cilat së bashku pritet të formojnë një moment të ri kulturor dhe shpirtëror në zonën e qendrës së qytetit. Lexo më shumë »
Dimitris Karampatakis nga K-Studio dhe Dimitris Tsigos i TDC na lënë mbresa me dizajnin për brendimin arkitektonik të një apartamenti 180 metër katror në rrethinat veriore të Athinës, në lagjen Kastri. Ho(m)me është hartuar në përputhje me nevojat dhe stilin e jetësës së pronarit të saj, i cili është beqar. Lexo më shumë »
“Piano Shelf” nga projektuesi Sebastian E. është një raft i cili është krijuar për të ruajtur të lirë hapësirën e dhomës, me përjashtim të atyre rasteve kur ai përdoret për të sitemuar sendet e përditshme. Elementët përbërës të raftit janë vendosur mbi bazën e sistemit të çelësave të pianos dhe mund të hapen me një kënd prej 90 gradë, pingul me murin mbështetës, duke krijuar planin e nevojshëm për vendosjen e sendeve mbi to. Lexo më shumë »
Ky është publikimi i 100-të i P-ark, ndaj dëshirojmë të ndajmë me ju disa nga publikimet më të mira të rrugëtimit tonë dy mujor. Gjatë këtij intervali të shkurtër kohor kemi tentuar mbi të gjitha të komunikojmë drejtpërdrejt me studio arkitekture dhe dezajni për të sjellë në faqen e P-ark projekte të reja për ata që na ndjekin me dashamirësi, por edhe informacion të mjaftueshëm për të kuptuar përqasjet e autorëve të ndryshëm. Kjo tentativë e jona ka rezultuar e sukseshme, megjithëse doza e suksesit mbetet ende modeste. Një pjesë të rezultatit e kemi përmbledhur në këtë publikim të 100-të. Lexo më shumë »
Shpikur më shumë se një shekull më përpara është e çuditshme se si llampa CFL janë ende në minorancë kur krahasohen me ato inkandeshente. CFL qëndron për llampa fluoreshente kompakte dhe avantazhi kryesor që kjo lloj llampe ka ndaj atyre inkandeshente ëshë konsumi i elektricitetit.
Dyqani i ri në Paris vazhdon të dëshmojë marrëdhënien e dashurisë së Aesop me materialet e riciklueshme dhe përdorimin e përsëritur të objekteve të përditshme.
Rrjeti i dyqaneve të kozmetikës, Aesop, e ka mbyllur vitin 2010 me hapjen emocionuese të dyqanit të ri në Bulevardin Beaumarchais, në distriktin Marais të Parisit. Lexo më shumë »
Përralloret Karriget ‘Fantazëm’, me një tirazh të kufizuar – 99 copë për çdo stil – janë prodhuar në bazë të kërkesës, dhe mund të personalizohen në çdo ngjyrë. Lexo më shumë »