Shkruar: April 28th, 2012 | Autor: Joni Baboci | Kategoria: Design, Interier, Made for Albania, Made in Albania | Presim Përshtypje »

Shtepia C114 eshte nje projekt i realizuar ne periferine jug-lindore te Prishtines nga Postarch. Ata e pershkruajne veten si:
Te apasionuar pas strukturave ekspresive, materialeve pa kohe dhe kujdesit ndaj detajeve ndertimore. Perqendrohemi ne hapesira plot drite dhe ndjesi nderlidhjeje midis objektit dhe hapesires qe e rrethon ate.
Lexo më shumë »
Shkruar: October 24th, 2011 | Autor: Joni Baboci | Kategoria: Arkitekturë, Design, Design Urban, Made in Albania | Etiketa: Apartament, banesa urbane, beton, module, parametrik | 3 Përshtypje »

Projekt-propozimi për konkursin e arkitektures “Why Tall” nga Ajmona Hoxha, Elis Vathi dhe Klodiana Millona eshte nje nga punet e para “Made in Albania” që arrin sukses dhe shikueshmëri ndërkombëtare në pak javë. Tre arkitektët e rinj mundohen të reflektojnë mbi ndryshimin e thelle midis klasave socio-ekonomike në New Delhi, Indi. Lexo më shumë »
Shkruar: July 15th, 2011 | Autor: Joni Baboci | Kategoria: Design, Interier, Të Ndryshme | Etiketa: gazete, leter, material | Presim Përshtypje »

Kur mendojmë për drurin dhe letrën automatikisht imagjinojme mardhënien natyrale me të cilën prej shekujsh nga druri kemi prodhuar letër. Mieke Meijer ka vendosur ta përmbysë këtë trend duke krijuar atë që ai e quan GazetëDru (NewspaperWood). Lexo më shumë »
Shkruar: July 14th, 2011 | Autor: Joni Baboci | Kategoria: Design, Interier | Etiketa: design, interesante, interier, karton, mobilje | Presim Përshtypje »

Ndërsa është relativisht e thjeshtë të krijosh një stol apo tavolinë të vogël prej kartonit të onduluar, është tjetër lloj sipërmarrje të krijosh një shtëpi të tërë e cila përfshin një krevat që mban peshën e dy personave prej të njëjtit material. Kompania Australiane Karton ka krijuar praktikisht çdo lloj mobiljeje të nevojshme për një shtëpi prej kartoni duke përfshire dhomë gjumi, zyrë, ngrënie dhe ndënjeje. Lexo më shumë »
Shkruar: July 11th, 2011 | Autor: Bora Baboci | Kategoria: Design, Made for Albania, Made in Albania | 9 Përshtypje »
Dy arkitektë dhe një fotograf kanë projektuar dhe drejtojnë një kafebar veror në Spille, Himarë. Qëllimi është oferta e dickaje të ndryshme – njëkohësisht dhe argetimi e pushimet. Një prej arkitektëve Edga Rapo shprehet si më poshtë :
Lexo më shumë »
Shkruar: April 22nd, 2011 | Autor: adel | Kategoria: Design, Interier, Made in Albania | Etiketa: palete, zyrë | Presim Përshtypje »

Brendimi me kosto të ulët i mjediseve të punës, duke përdorur sende të riciklueshme, po merr trajtat e një refreni për arkitektët që praktikojnë këtë fushë. Përqasje të tilla jemi mësuar t’i shikojmë shpesh përmes internetit apo revistave të huaja, por jo gjithmonë ndodh kështu. Disa ditë më parë në faqet dedikuar arkitekturës të një reviste të përjavëshme vendase, arkitekti Maks Velo nënvizonte eksperiencën e gjerë të arkitektëve shqiptar në lëmin e brendimit dhe tregonte në detaje eksperiencën, madje mund të thuhet eksperimentin, e një grupi brenduesesh të reja (interior designers) nga Tirana. Lexo më shumë »
Shkruar: March 22nd, 2011 | Autor: Erind | Kategoria: Design | Etiketa: divan | Presim Përshtypje »

Zakonisht, pamjen e strukturës së brendshme funksionale të një divani na e fshehin që të mos e shohim. Si rrjedhojë, ajo projektohet thjesht për të mbajtur divanin e aspak për të qënë në dukje dhe tërheqëse. Në të kundërt të rastit tipik, struktura e divanit Filo, prodhuar me dru lisi solid dhe punuar nga marangoz tepër të aftë, është ekspozuar dukshëm. Lexo më shumë »
Shkruar: February 22nd, 2011 | Autor: Erind | Kategoria: Design | Etiketa: riciklim | Presim Përshtypje »

Studio Jens Praet, e tronditur nga sasitë e mëdha të mbetjeve të letrës prodhuar nëpër zyra, është përpjekur të gjejë një përdorim për to dhe duket se ia ka dalë ta kthejë këtë koncept abstrakt në një realitet. Lexo më shumë »
Shkruar: February 18th, 2011 | Autor: Joni Baboci | Kategoria: Design | Etiketa: audio, emision, perjavshem, radio | 2 Përshtypje »
I tillë është dizajni sipas Roman Mars – krijuesi si edhe spikeri i mini-programit radiofonik 99percentinvisible. Mars eksploron arritjet e padukshme në dizajn dhe ariktekture – elemente tejet të suksesshëm që janë të tillë pikërisht sepse janë të fshehur. Programi transmetohet një herë në javë në radion amerikane KALW dhe njëkohësisht publikohet në faqen e internetit http://www.99percentinvisible.org. Programi prodhohet me ndihmën e LUNAR si dhe Institutit Amerikan të Arkitektëve dega San Francisco dhe Qëndra për Arkitekturën dhe Dizajnin. Çdo episod zgjat nga 5 deri në 10 minuta e rrjedhimisht është i konsumueshëm shpejt dhe pa ndonje investim të theksuar kohor. p-ark ju fton ti hidhni një vesh.
Shkruar: February 14th, 2011 | Autor: Bora Baboci | Kategoria: Arkitekturë, Design, Design Urban, Interier | 1 Përshtypje »

Në nivelin urban, ndërtesa është e vendosur në cepin e dy rrugëve të ngushta, por shmang një marrëdhënie të drejtëpërdrejtë me to duke mbyllur dy katet e para të shtëpisë me një oborr të jashtëm, i cili sjell një përfitim si termik ashtu dhe mbrojtës. Në kontrast, kati i sipërm hapet komplet në një tarrace mbi rrugën e cila lejon pamje tëgjera mbi kishën dhe detin.
Lexo më shumë »