Projekt-propozim për “Why Tall” nga Ajmona Hoxha, Elis Vathi dhe Klodiana Millona

Shkruar: October 24th, 2011 | Autor: | Kategoria: Arkitekturë, Design, Design Urban, Made in Albania | Etiketa: , , , , | 3 Përshtypje »

Projekt-propozimi për konkursin e arkitektures “Why Tall” nga Ajmona Hoxha, Elis Vathi dhe Klodiana Millona eshte nje nga punet e para “Made in Albania” që arrin sukses dhe shikueshmëri ndërkombëtare në pak javë. Tre arkitektët e rinj mundohen të reflektojnë mbi ndryshimin e thelle midis klasave socio-ekonomike në New Delhi, Indi. Lexo më shumë »


Dizajni gjenerativ: nën-disiplinë apo paradigmë e re?

Shkruar: July 23rd, 2011 | Autor: | Kategoria: Arkitekturë, Inxhinieri, Teknologji | Etiketa: , , , , , , , , | Presim Përshtypje »

Po ripropozoj të përkthyer një intervistë të arkitektit korean WooJae Sung nga Obleo Design Media – Korrik 2009; ku eksplorohet krijimi i dizajnit gjenerativ dhe kuptimi i tij për arkitekturën e shekullit të 21-të. Lexo më shumë »


BIG: Xhamia, Qëndra Islamike dhe Muzeu fetar i Tiranës

Shkruar: May 20th, 2011 | Autor: | Kategoria: Arkitekturë, Featured, Konkurse, Made for Albania | Presim Përshtypje »

Projekti i BIG: Bjarke Ingels Group
Fitues i konkursit organizuar nga bashkia e Tiranës për projektimin e Xhamisë, Qëndrës Islamike dhe Muzeut fetar të Tiranës.


SeARCH inagurojnë projektin në Kopenhagë

Shkruar: May 17th, 2011 | Autor: | Kategoria: Arkitekturë | Etiketa: , , | Presim Përshtypje »

Këto ditë në Kopenhagen SeARCH përfunduan dhe inagurojnë projektin e tyre më të ri për një qendër konferencash.  Ngrehina e re është ndërtuar nga klienti Novo Nordisk, një kompani që operon në fushën e shëndetësisë dhe njihet në mbarë botën për kurimin e diabetit. Qendra e Re e Konferencave është e vendosur në një kontekst historik mjaft të veçantë; pranë një ferme monument në Danimarkë, e cila daton shekullin e 14-të. Lexo më shumë »


Valët e Henning Larsen Vlerësohen Përsëri

Shkruar: March 11th, 2011 | Autor: | Kategoria: Arkitekturë, Të Ndryshme | Etiketa: , | Presim Përshtypje »

Ngrehina e spikatur e banimit “Vala” në Fiordin Vejle, projektuar nga Henning Larsen Architects, është zgjedhur si fitues i çmimit prestigjioz “Civic Trust Award”. Çmimet u paraqitën më 4 mars, në një ceremoni zyrtare në Muzeun Historik të Popullit, në Mançester. Lexo më shumë »


Përqasje e Veçantë për një Shtëpi Alpine

Shkruar: March 1st, 2011 | Autor: | Kategoria: Arkitekturë, Interier | Etiketa: , , | 1 Përshtypje »

A do të ishte e mundur ta fshihje një shtëpi në një shpat alpin, ndërkohë që i lejoje asaj të shijonte pamjen e mrekullueshme përreth dhe të shfrytëzonte lehtësisht brenda saj dritën natyrore? Lexo më shumë »


Kabinë në mal nga Cimini Architettura

Shkruar: February 19th, 2011 | Autor: | Kategoria: Arkitekturë, Teknologji | Etiketa: , , , , , , , | Presim Përshtypje »

Dizajni i thjeshtë ka hapësirë për gjashtë krevatë, një tualet, një paradhomë dhe nje dhomë ndënjeje. Një dritare e madhe shikon mbi pamjet marramëndëse duke lejuar njëkohësisht rrezet e diellit të hyjnë brënda. Kur dielli perëndon, nje tapet termal ndihmohet dhe nga bora e cila e mbulon tarracen duke shërbyer si izolues termal. Kabina suportohet nga një seri panelesh diellore me fuqi 4kW te vendosur tek muret e jashtme në mënyrë që të mos mbulohen nga dëbora. Lexo më shumë »


Qëndra e Arteve Kreative Perry dhe Marty Granoff nga Diller Scofidio + Renfro

Shkruar: February 18th, 2011 | Autor: | Kategoria: Arkitekturë | Etiketa: , , , , , | 7 Përshtypje »

Qëndra e Arteve Kreative Perry dhe Marty Granoff (emrat e hapësirave sociale të financuara nga privatë po transformohen në simbol të narcizizmit të këtyre të fundit) e projektuar nga studio Diller Scofidio + Renfro u hap së fundmi në Brown University. Ndërtesa ofron hapësira ekspozimi, facilitete të ndryshme edukative si dhe një amfiteatër të hapur nëpërmjet tavaneve të larta dhe hapësirës fleksibël e të ndryshueshme. Në mënyrë që të çertifikohej me titullin LEED Gold, qëndra e bazon dizajnin e saj në susteinability (e di qe fjala është në anglisht po nuk po e gjej dot një fjalë të përshtatshme, ju ftoj të më ndihmoni tek seksioni i përshtypjeve) nëpërmjet grilave për të filtruar dritën si dhe një tarrace të gjelbër. Lexo më shumë »


Shtëpi në Almeria nga vorarquitectura

Shkruar: February 14th, 2011 | Autor: | Kategoria: Arkitekturë, Design, Design Urban, Interier | 1 Përshtypje »

Në nivelin urban, ndërtesa është e vendosur në cepin e dy rrugëve të ngushta, por shmang një marrëdhënie të drejtëpërdrejtë me to duke mbyllur dy katet e para të shtëpisë me një oborr të jashtëm, i cili sjell një përfitim si termik ashtu dhe mbrojtës. Në kontrast, kati i sipërm hapet komplet në një tarrace mbi rrugën e cila lejon pamje tëgjera mbi kishën dhe detin.

Lexo më shumë »


Shtëpia Guedes nga 100planos

Shkruar: February 12th, 2011 | Autor: | Kategoria: Arkitekturë, Design, Interier | Presim Përshtypje »

E vendosur në krye të një luginë, shtëpi Jorge Guedes, duket si një dritare e madhe që mbulon peisazhin. Ndërtimi ngrihet në parimet e bashkimeve volumetrike të arkitekturës vernikulare të rajonit.

Eshtë projektuar si një teresi organike, e kompozuar nga tre trupa, të cilat shtrihen në tokë, duke kërkuar për secilin nga volumet orientimin më të mirë, si diellor ashtu dhe pamor. Një “Y” ku ndodhet kryqzimi i krahëve, është hyrja si dhe pika e shpërndarjes, duke ndarë kështu zonat private nga ato publike.

Hapsirat që nuk ndodhen përballë luginës; tualeti, lavanderia si dhe kuzhina, janë pasijur me një verandë të vogël portokalli e cila lejon rrezet e drejtperdrejta të diellit pa krijuar disbalancë në prerjen tërthore.

Lexo më shumë »