Dy arkitektë dhe një fotograf kanë projektuar dhe drejtojnë një kafebar veror në Spille, Himarë. Qëllimi është oferta e dickaje të ndryshme – njëkohësisht dhe argetimi e pushimet. Një prej arkitektëve Edga Rapo shprehet si më poshtë :
Projekti i BIG: Bjarke Ingels Group
Fitues i konkursit organizuar nga bashkia e Tiranës për projektimin e Xhamisë, Qëndrës Islamike dhe Muzeut fetar të Tiranës.
“…. Një tjetër eksperiment i kryer nga Grasse tregoi se si një tipar tjetër arkitektonik i habitatit të termitëve është krijuar në rastin e qelizës mbretërore që përmban mbretëreshën e kolonisë së natalensis Macrotermes. Kjo dhomë është afërsisht në formë e mbretëreshës, por me një hapsirë bujare rreth saj në të gjitha anët për të lejuar punëtorët ta ndihmojnë. Mbretëresha është, në krahasim me punëtorët, në formën e një fryrjeje të madhe dhe butësisht pluskuese, porsi një suxhuk i bardhë, një fabrikë gjigande prodhimi vezësh. Grasse tregon se, në qoftë se mbretëresha gjatë një eksperimenti largohet nga foleja dhe vendoset në një arenë të hapur me punëtorët, ata do të ndërtojë një dhomë të re mbretërore porsi një nga të cilat ajo u hoq. Ata fillojnë me ndërtimin e një muri të ulët, duke lënë hapësirë pak a shumë sa në dhomën e saj origjinale. Më pas ata vazhdojnë të ndërtojnë një mur, duke e harkuar atë mbi trupin e mbretëreshës, për të krijuar një çati ovale që mbyllet rreth saj. Grasse arriti në përfundimin se ajo cka përcakton pozicionin e murit është një feromon që buron nga trupi i mbretëreshës. Kjo re arome që rrethon mbretëreshën krijon një gradient të avullt rreth saj, shumë e fortë më pranë, e duke u zbehur në distancë. Pra gradienti i intensitetit të aromës së ferormonit përcakoton pozicionin, madhësinë dhe formën e saktë të murit të dhomës mbretërore…”
Si mundet një qënie një qelizore si amoeba të ndërtojë një shtëpi kaq elegante? Informacioni i vetëm që kemi për momentin është përshkrimi i asaj që mund të shohim. Një amoebë individuale lëviz duke mbajtur “shtëpinë” e saj me vete. Kur lëviz ajo përfshin brënda vetes thërrime ushqimesh si dhe copëza të vogla rëre të cilat përqëndrohen brënda amoebës si një top i madh. Kur vjen koha për riprodhim, bërthama e ADNsë replikohet duke krijuar dy bërthama të plota. Citoplazma (materiali trupor) atëherë fillon të ndahet, duke cuar një bërthamë në cdo gjysëm, e duke formuar kështu dy organizma të pavarur. Një prej këtyre do të trashëgojë shtëpinë ekzistuese, ndërsa tjetri topin me copëza rëre që ndodhet në citoplazëm. Me ndarjen e plotë të dy organizmave, ky topth me copëza rëre lëviz në siperfaqe duke krijuar një shtëpi të re për organizmin e dytë.
Në nivelin urban, ndërtesa është e vendosur në cepin e dy rrugëve të ngushta, por shmang një marrëdhënie të drejtëpërdrejtë me to duke mbyllur dy katet e para të shtëpisë me një oborr të jashtëm, i cili sjell një përfitim si termik ashtu dhe mbrojtës. Në kontrast, kati i sipërm hapet komplet në një tarrace mbi rrugën e cila lejon pamje tëgjera mbi kishën dhe detin.
E vendosur në krye të një luginë, shtëpi Jorge Guedes, duket si një dritare e madhe që mbulon peisazhin. Ndërtimi ngrihet në parimet e bashkimeve volumetrike të arkitekturës vernikulare të rajonit.
Eshtë projektuar si një teresi organike, e kompozuar nga tre trupa, të cilat shtrihen në tokë, duke kërkuar për secilin nga volumet orientimin më të mirë, si diellor ashtu dhe pamor. Një “Y” ku ndodhet kryqzimi i krahëve, është hyrja si dhe pika e shpërndarjes, duke ndarë kështu zonat private nga ato publike.
Hapsirat që nuk ndodhen përballë luginës; tualeti, lavanderia si dhe kuzhina, janë pasijur me një verandë të vogël portokalli e cila lejon rrezet e drejtperdrejta të diellit pa krijuar disbalancë në prerjen tërthore.
Karrigia Alvisilk me thurje mëndafshi të shtrënguara në një kornizë lisi është ekologjisht e përgjegjshme. Ekspresioni i transparencës që është dhe fokusi i konceptit, krijon forma të reja të cilat lejojnë një perceptim peshlehtë të strukturës, nderkohë që drita vë në pah lojrat tekanjoze të hijes së mendafshtë.
Amada është projektuar për një klient privat i cili donte një slot të madh të lundronte mes hapësirës së tij. Konform me fuksionin e hapësirës, stuktura është projektuar për të drejtuar njerëzit në peisazhe të ndryshme. Fillimisht është projektuar me Rhinoceros, i cili ndihmon njohjen me gjeometrinë e formës si dhe lejon përkthimin vizual të këtij koncepti. Amada është krejtësisht e ndërtuar me lis të bardhë, të tharë dhe të korrur në mënyrë ekologjikisht të përgjegjshme. Projekti është aktualisht në fazën përfundimtare të ndërtimit të pjesëve për një shkallë më të madhe .
Klikoni me poshtë për projekte të ngjashme me Amadën, të projektuara nga Pliessnig gjatë viteve të shkuara.
Arkitektja Kate Orff sheh midhjet e detit si një agjent të ndryshimit urban. Të kapura nëpër shtretërit e lumenjve apo të zhytura në to, midhjet thithin ndotjen dhe historikisht kanë pastruar ujrat e pista, duke na cuar drejt një koncepti të ri të quajtur prej saj “midhjetekturë”. Orff ndan vizionin e saj për relievin urban i cili lidh natyrën me njerzimin për një benefit reciprok.
Berlin Model Basin (Versuchsanstalt für Wasserbau) është ndërtesa të cilës i është bashkangjitur një pipë kolosale; një shtëpi ideale për anijet hidrodinamike, hidromekanikën e aplikuar, oqeanin, si dhe testet inxhinierike të mjedisit dhe lundrimit.