SeARCH inagurojnë projektin në Kopenhagë

Shkruar: May 17th, 2011 | Autor: | Kategoria: Arkitekturë | Etiketa: , , | Presim Përshtypje »

Këto ditë në Kopenhagen SeARCH përfunduan dhe inagurojnë projektin e tyre më të ri për një qendër konferencash.  Ngrehina e re është ndërtuar nga klienti Novo Nordisk, një kompani që operon në fushën e shëndetësisë dhe njihet në mbarë botën për kurimin e diabetit. Qendra e Re e Konferencave është e vendosur në një kontekst historik mjaft të veçantë; pranë një ferme monument në Danimarkë, e cila daton shekullin e 14-të. Lexo më shumë »


“Nuhat Drurin!” edhe në Tiranë

Shkruar: April 22nd, 2011 | Autor: | Kategoria: Design, Interier, Made in Albania | Etiketa: , | Presim Përshtypje »

Brendimi me kosto të ulët i mjediseve të punës, duke përdorur sende të riciklueshme, po merr trajtat e një refreni për arkitektët që praktikojnë këtë fushë. Përqasje të tilla jemi mësuar t’i shikojmë shpesh përmes internetit apo revistave të huaja, por jo gjithmonë ndodh kështu. Disa ditë më parë në faqet dedikuar arkitekturës të një reviste të përjavëshme vendase, arkitekti Maks Velo nënvizonte eksperiencën e gjerë të arkitektëve shqiptar në lëmin e brendimit dhe tregonte në detaje eksperiencën, madje mund të thuhet eksperimentin, e një grupi brenduesesh të reja  (interior designers) nga Tirana. Lexo më shumë »


Projekto Banesën Tënde të Ëndrrave!

Shkruar: April 19th, 2011 | Autor: | Kategoria: Konkurse, Made in Albania | Etiketa: , | 3 Përshtypje »

Konkursi i parë ndërkombetar mbi bazat e projektimit për maturantët e shkollave të mesme, organizuar nga Departamenti i Arkitekturës në Universitetin Epoka. Një nismë për t’u përshëndetur dhe që duhet përkrahur!

30 Prill 2011 është Afati i Rregjistrimit dhe Dorëzimi i Fazës së Parë.

Lexo më shumë »


Valët e Henning Larsen Vlerësohen Përsëri

Shkruar: March 11th, 2011 | Autor: | Kategoria: Arkitekturë, Të Ndryshme | Etiketa: , | Presim Përshtypje »

Ngrehina e spikatur e banimit “Vala” në Fiordin Vejle, projektuar nga Henning Larsen Architects, është zgjedhur si fitues i çmimit prestigjioz “Civic Trust Award”. Çmimet u paraqitën më 4 mars, në një ceremoni zyrtare në Muzeun Historik të Popullit, në Mançester. Lexo më shumë »


“Yes Man”-Intervistë me Bjarke Ingels të BIG

Shkruar: March 9th, 2011 | Autor: | Kategoria: Kaktus, Të Ndryshme | Etiketa: , , | 1 Përshtypje »

Nuk është pa arsye që ky arkitekt i ri është referuar si “Yes Man”. Bjarke Ingels është një yll i ardhshëm i arkitekturës bashkëkohore. Energjia e tij dhe elokuenca me të cilin ai paraqet punën e tij mund të kompleksonte çdo politikan ziliqar. Në fakt, arkitektura për Ingels është e ngjashme me politikën, dhe praktika e tij krijuese pasqyron një program politik tundues. Punët e Ingels janë jashtëzakonisht interesante dhe origjinale. Por ajo që i dallon ato nga risitë e arkitektëve të tjerë është aftësia e tij për të gjetur kompromisin e balancuar mes formës origjinale dhe përmbajtjes funksionale që do t’i kënaqte të gjithë – zhvilluesit, investitorët, politikanët, inxhinierët, kontraktorët, ndërtuesit, dhe publikun. Lexo më shumë »


Hexagon From Us With Love

Shkruar: March 3rd, 2011 | Autor: | Kategoria: Design Urban, Interier | Etiketa: , | Presim Përshtypje »

Motivuar nga domosdoshmëria për të krijuar një mjedis pune të pashqetësuar nga kumbimi dhe poteret e fqinjëve të tyre, From Us With Love filloi rrëmimin në treg për të gjetur një prodhues që do t’ua lehtësonte aplikimin e materialit soundproof dhe do t’u mundësonte lirshmëri në dizajn. Lexo më shumë »


Përqasje e Veçantë për një Shtëpi Alpine

Shkruar: March 1st, 2011 | Autor: | Kategoria: Arkitekturë, Interier | Etiketa: , , | 1 Përshtypje »

A do të ishte e mundur ta fshihje një shtëpi në një shpat alpin, ndërkohë që i lejoje asaj të shijonte pamjen e mrekullueshme përreth dhe të shfrytëzonte lehtësisht brenda saj dritën natyrore? Lexo më shumë »


Skena e ‘Pazarit të Vjetër’

Shkruar: February 10th, 2011 | Autor: | Kategoria: Arkitekturë, Design | Etiketa: , | Presim Përshtypje »

Bazuar në masterplanin për rehabilitimin e sheshit të pazarit të vjetër, në një qytet të Kanadasë, një studio me emrin plot shifra përbërë nga arkitektë të rinj, dhe mesa duket shumë kreativ, ka fituar konkursin për projektimin e një skene për performanca artistike. Lexo më shumë »


Miniera e Karbonit tashmë Qarkullon Kulturë

Shkruar: February 10th, 2011 | Autor: | Kategoria: Arkitekturë | Etiketa: , , | 1 Përshtypje »

Ky është projekti më i madh i realizuar deri më sot nga 51N4E në Belgjikë. ‘C-Mine’ ka lindur për të rrahur si zemra kulturore e qytetit Genk. Ajo e filloi aktivitetin e saj në qershor të vitit të kaluar. Është një kombinim i ngrehinës ekzistuese të minierës së qymyrit dhe dy strukturave të shtuara nga 51N4E: një teatër i madh dhe një sallë shumë-funksionale. Lexo më shumë »


Tirana shpall Konkursin për një Xhami & Muze

Shkruar: January 28th, 2011 | Autor: | Kategoria: Arkitekturë, Featured, Konkurse, Made in Albania | Etiketa: , , , | Presim Përshtypje »

Bashkia e Tiranës ka shpallur sot në faqen e saj zyrtare një konkurs të hapur ndërkombëtar. Tema e konkursit është Muzeu i Tiranës dhe Bashkëjetesës Fetare + Xhamia e re, të cilat së bashku pritet të formojnë një moment të ri kulturor dhe shpirtëror në zonën e qendrës së qytetit. Lexo më shumë »