Shtëpi për një Artiste në Varshavë

Shkruar: January 6th, 2011 | Autor: | Kategoria: Arkitekturë, Interier | Etiketa: , | 2 Përshtypje »

Piotr Brzoza dhe Marcin Kwietowicz bashkuan forcat për të projektuar një shtëpi për artisten Monika Sosnowska (Poloni)

‘Arkitektonike’ është ndoshta fjala më e përshtatshme për të përshkruar artin e Monika Sosnowskës (lindur 1972). Artistja e re Polake punon me hapësirën në një mënyrë që është e papërfytyrueshme për një praktikë tipike arkitektonike. Hapësirat që ajo krijon, duke luajtur me masën, perceptimin dhe përmasat mes elementëve të ndërtuar, të befasojnë gjithmonë. Në qoftë se arkitektura është racionale, pragmatike dhe gjithmonë e arritshme, arti i Sosnowskës është e kundërta: ajo shkatërron banalitetin arkitektonik, duke sjellë kaos dhe pasiguri, dhe duke shtruar pyetje në lidhje me natyrën e hapësirës dhe ndikimin e saj mbi përdoruesit.
Shtëpia e Monika Sosnowskës, në veri të Varshavës, mund të duket natyrshëm si hapi i radhës në karrierën e saj artistike: projekti i parë që do të realizohet në botën serioze të arkitekturës. Kjo përshtypje është e gabuar, sikundër ajo e ka përcaktuar rolin e saj qartë vetëm si kliente, duke shmangur sugjerime formale apo kërkesa hapësinore. Edhe pse dëshironte diçka të ndryshme nga shtëpia e nivelit mesatar të Polonisë së kohëve të sotme, artistja nuk donte kurrësesi të transferonte  në të përditshmen e saj eksperimentet tre-dimensionale të praktikës artistike. Shtëpia duhet të siguronte një hapësirë të mirë për të jetuar e punuar dhe, megjithëse artistja kërkonte me bindje që ajo (shtëpia) të mos kishte të bënte me banalitetin e ditëve të sotme, nuk duhet të  ishte aq radikale sa arti i saj.

Për një sërë arsyesh projekti mori karakterin e një udhëtimi drejt së panjohurës. Në mes ishte klientja me njëlloj përvoje arkitektonike, një vend-ndërtimi brenda një lagje ‘demode’ dhe disi të harruar të qytetit, një program jo-i-zakontë dhe një çift arkitektësh, të cilët zor se e njihnin njëri-tjetrin mëparë, jetonin në vende të ndryshme, dhe për më tepër, u bashkuan me kërkesën e Sosnowskës. Kërkohej që shtëpia, e cila do të mbushtte hapësirën mes dy blloqe banimi të lënë pas dore në qendër të një pëlhure urbane kaotike dhe me densitet të ulët,  të strehonte katër funksione kryesore: një zonë të banimit, një studio, një dhomë-garazh-kaldajë dhe konakët e miqve.

Me dy arkitektë të angazhuar dhe me një mundësi të rrallë për të ndërtuar diçka vërtetë të veçantë, projektit iu desh një kohë e gjatë që të maturohej. Edhe pse thelbi arkitektonik dhe hapësinore nuk ishin qëllimi në këtë rast, përfundimi i projektit rezultoi të ishte radikal, sidomos për klimën e paqëndrueshme të Evropës qendrore. Katër vëllime të veçuara, të cilët përmbajnë katër elementët kryesorë të programit, kanë kapur katër cepat e terrenit ndërsa hapësira ndërmjet tyre rrjedh lirshëm, duke krijuar një zinxhir me katër kopshte të egra, secili me një karakter të ndryshëm që i referohet funksionit të ndërtesës ngjitur tij. Vëllimi i parë drejt me vijën e rrugës është studio, e dyta është një garazh i tërhequr së bashku me dhomën e kaldajës, zemra e gjithë projektit është njësia e banimit dhe, pjesa e fundit është njësia e konakëve të miqve.

Fragmentimi përfundimtar dhe përhapja e programit nëpër të gjithë terrenin ishte vetëm një prej disa skemave të punuara. Fillimisht ajo dukej më e pranueshme pasi të gjitha ndërtesat ishin të lidhura nëpërmjet korridoreve. Por arkitektët nuk ishin të kënaqur. Kur Brzoza dhe Kwietowicz përfundimisht propozuan të ruanin fragmentimin, por të heqnin lidhjet mes pjesëve, Monika Sosnowska kërkoi kohë për t’u menduar e për të kuptuar nëse ajo do të ishte në gjendje të mësohej me faktin që gjithmonë do t’i duhej të lëvizte nga një krah në tjetrin, madje edhe në shi e në borë. Vendimi përfundimtar në favor të kësaj skeme u mor brenda natës, por arkitektët mendojnë se pa negociatat e gjata fillestare dhe përpjekjet e shumta për zgjidhjen e planit në një mënyrë më tradicionale, përgjigjia e artistes do të ishte ‘jo’.

Arkitektura e shtëpisë është e thjeshtë, e çliruar nga çdo hollësi e panevojshme, me ulluqe të fshehura dhe dritaret e rrafshëta, me fasada të trajtuara me një pigment ngjyrë gri. Të katër vëllimet kurorëzohen me çati një kulmore mbuluar në bitum, të cilat janë gjeometrikisht në përputhje me ndërtesat fqinje. Brendimi i shtëpisë ngjan të jetë i zymtë, me dysheme prej çimento e tavane druri, dhe i mobiluar me orendi që dikujt mund t’i kujtojnë  lëvizjen moderne Polake të pas luftës – një referencë e shpeshtë në punën artistike të Sosnowskës. Projekti u kthye në një strukturë që është në të njëjtën kohë i shtrenjtë (katër struktura në vend të një të vetme) dhe i lirë (materialet dhe sistemi strukturor), eksperimental (mënyrë e re jetese) dhe tradicional (gjeometria dhe ngjyrat e përzierja me kontekstin), i dallueshëm (hapësira ndërmjet ndërtesave) dhe monoton (mur pa dritare në përballjen me rrugën).

Shtëpi në Varshavë, 2005 – 2010

Arkitektë: Piotr Brzoza, Marin Kwietowicz

Bashkëpunëtorë: Grazyna Czarnota

Klient: Monica Sosnowska, Marcin Kapala

Adresa: Brodno, Warsaw

Teksti: Roman Rutkowski

Fotografi: Juliusz Sokolowski

Nga: revista A10, nr.35

Piotr Brzoza and Marcin Kwietowicz teamed up to design a house for artist Monika Sosnowska (Poland).

‘Architectural’ is perhaps the most appropriate word to describe the art of Monika Sosnowska (b.1972). The young Polish artist deals with space in a way that is unthinkable in typical architectural production. The spaces she creates are always surprising, playing with scale, perception and dimensions between constructed elements. If architecture is rational, pragmatic and always accessible, Sosnowska’s art is the opposite: it destroys architectural banality, bringing chaos and uncertainty, and posing questions about the very nature of space and its impact on users.

Monika Sosnowska’s house in northern Warsaw may seem like the long-awaited next step in her artistic career: the first project to be realized in the serious world of architecture. That impression is wrong, however, as she confined her role to that of a client, with no formal suggestions or spatial requirements. Although wanting something different from today’s average Polish house, the artist did not want to transfer her own three-dimensional experiments to the everyday. The house was supposed to provide a good space for living and working, and while she certainly wanted it to avoid contemporary banality, it was not meant to be as radical as her art.

For a variety of reasons the project was a journey into the unknown. There was the client herself, with some architectural experience, a plot in a somewhat forgotten and unfashionable district of the city, an unusual program and a pair of architects who hardly knew one another and lived in different countries, and who teamed up at the request of Monica Sosnowska. The house, which would fill gap between two neglected residential blocks in the centre of a chaotic and low-density urban fabric, was required to accommodate four major functions: a living area, a studio, a garage-cum-boiler room and guest quarters.

With two architects in charge and a rare opportunity to build something really special, the project took a long time to mature. Although spatial and architectural radicality was not the goal here, the final design turned out to be radical, especially in the unstable climate of central Europe. Four separate volumes containing the four main programmatic elements hug the four borders of the plot while the space between them flows freely, creating a series of four wild gardens, each with a different character that refers to the function of the adjacent building. The first volume, right on the street line, is the studio, the second is a set-back garage with a boiler room, the heart of the whole project is the living unit and the last piece is the two-room guest house.

The final fragmentation and distribution of the program over the entire plot was only one of several configurations considered. Initially it looked much friendlier as all the buildings were connected by corridors. But the architects were not satisfied. When Brzoza and Kwietowicz eventually proposed maintaining the fragmentation but getting rid of the connections, Monica Sosnowska asked for some time to think about whether she would be able to get used to always having to move from one wing to another, even in rain and snow. The final decision in favor was taken overnight, but the architects feel that without the previous long negotiations and many attempts to resolve the plan in a more traditional way, the artist’s answer would have been ‘no’.

The architecture of the house is simple, devoid of any unnecessary detail, with concealed gutters and windows flush with elevations finished in grey-painted render. All four volumes are crowned by single-pitch bitumen roofs that are geometrically in keeping with the neighboring buildings. The interiors are similarly stark, with concrete floors and wood ceilings, and filled with furniture that recalls the Polish post-war modern movement – a frequent reference in Sosnowska’s artistic work. The whole became a structure that is at the same time expensive (four structures instead of one) and cheap (materials and structural system), experimental (new way of living) and traditional (geometry and colors blend with the context), differentiated (space between the buildings) and monotonous (windowless wall facing the street).

House in Warsaw, 2005 – 2010

Architects:          Piotr Brzoza, Marin Kwietowicz

Collaborator:      Grazyna Czarnota

Client:                   Monica Sosnowska, Marcin Kapala

Address:              Brodno, Warsaw

Text:                      Roman Rutkowski

Photography:    Juliusz Sokolowski

Via: A10 magazine, no.35



  • http://about.me/joni Joni

    “Në mes ishte klientja me njëlloj përvoje arkitektonike, një vend-ndërtimi brenda një lagje ‘demode’ dhe disi të harruar të qytetit, një program jo-i-zakontë dhe një çift arkitektësh, të cilët zor se e njihnin njëri-tjetrin mëparë, jetonin në vende të ndryshme, dhe për më tepër, u bashkuan me kërkesën e Sosnowskës.” – cool!!

    Projekti ne vetvete ama me bezdis shume me ate fragmentimin afunksional e gati gati te detyruar. Imagjinoj artisten naten qe ka marre vendimin – kur ka vene perpara idene qe duhet te vrapoje nga shtepia te garazhi, apo nga studio ne shtepi ne mes te shiut – dhe eshte vete-sakrifikuar ne forme artistike per thelbin e arkitektures se shtepise se saj.

    • adel

      jam dakort me ty lidhur me problematiken qe nxjerr fragmentimi. Por, per ironi, ky eshte kusuri qe merr kur nen pektun e artistit eksperimenton duke sfiduar hapesiren!