Miniera e Karbonit tashmë Qarkullon Kulturë
Shkruar: February 10th, 2011 | Autor: adel | Kategoria: Arkitekturë | Etiketa: 51N4E, Belgjikë, rinovim | 1 Përshtypje »Ky është projekti më i madh i realizuar deri më sot nga 51N4E në Belgjikë. ‘C-Mine’ ka lindur për të rrahur si zemra kulturore e qytetit Genk. Ajo e filloi aktivitetin e saj në qershor të vitit të kaluar. Është një kombinim i ngrehinës ekzistuese të minierës së qymyrit dhe dy strukturave të shtuara nga 51N4E: një teatër i madh dhe një sallë shumë-funksionale. Këto të fundit janë vendosur në të dy krahët e ngrehinës ekzistuese në formë “T” duke formuar gjithë së bashku një kuadrat. Strukturat e shtuara janë projektuar si të ishin makineri funksionale për t’i shërbyer një larmishmërie programatike dhe për të përfituar nga konteksti përreth.
Kalimi nga jashtë brenda – nga sheshi kryesor përpara kompleksit drejt hollit të turbinës – bëhet nëpërmjet një instalacioni metalik me ngjyrë të errët të shtuar nga 51N4E, i përbërë nga 5 tunele në formën e hinkave që derdhin fluksin e njerzve në të njëjtën hapësirë pritëse. Kjo zgjidhje është motivuar nisur nga qëllimi që kudoqoftë vizitori në shesh duhet të ketë gjithmonë një tunel që e fton brenda. Përveç pjesëve të shtuara të kompleksit të ri kulturor, ndërhyrja e 51N4E konsiston edhe në përshtatjen e hapësirës ekzistuese të ish-Hollit të Turbinës në holl pritës e shpërndarës njëkohësisht dhe në mjedise ekspozimi brenduar me komponentë të lëvizshëm për aktivitete të përmasave të ndryshme. Dyshemeja e këtyre mjediseve është shtruar me beton të ashpër për të theksuar më tej ‘vjetërsinë’ e kësaj pjese. Prezenca e dritës natyrore është trajtuar si element i brendimit të mjediseve të kësaj ngrehine, krahas faqeve me tulla të kuqe apo mekanizmave të turbinës së dikurshme që garantojnë ruajtjen e memories së vendit. Kjo pjesë është një dokumentar.
Teatri i madh dhe Salla shumë-funksionale janë të rrethuara me fasadë transparente dhe të veshura me grila të mekanizuara, të cilat mund të hapen e mbyllen për të lejuar ose jo pjesëmarrjen e dritës natyrore dhe mjedisit përreth në aktivitetet kulturore që do të zhvillohen në qendër. Mes këtyre dy strukturave dhe ish-hollit të turbinës qëndron një terracë e gjerë, e cila i bashkon këto struktura së bashku. Është shtruar njëtrajtshmërisht gjatë gjithë shtrirjes së saj dhe i ngjan një fushe shahu në bardhë-e-kuq. Kjo terracë ka një potencial të jashtëzakonshëm pasi ajo mund të mbarttë programe të çfarëdolloj natyre dhe është natyrshëm pjesë e teatrit e sallës shumë-funksionale.
Peter Swinnen, një ndër patnerët e 51N4E, i cili ka ndjekur hap pas hapi rritjen e kësaj qendre uron që artistët ta përdorin dhe të shfrytëzojnë sa më shumë potencialin që ajo ka për të ofruar.
- Vendndodhja: Winterslag, Genk, BE
- Konkurs me ftesa: 2005
- Përfunduar: 2010
- Klient: Qytetit i Genk
- Detyra e 51N4E: proçesi i plotë
- Programi: teatër & sallë koncertesh, Qendër për Turistët, Muzeum Dizajni
- Sipërfaqja e truallit: 8.800 m²
- Sipërfaqja e ndërtuar: 15.000 m²
- Kosto e Ndërtimit (pa tvsh): 30.000.000 €
- Fotografitë: Stijn Bollaert, 51N4E
- Imazhet: 51N4E
Më shumë nga autorët mund të lexoni në vijim.
Teksti i mësipërm është përmbledhje e shpjegimit të Peter Swinnen për C-Mine në filmin dokumentar “Canvas Designers” të 51N4E.
Fragmente nga ky dokumentar do të postojmë së shpejti në p-ark.
C-mine is a distinct and precise answer on how to deal with large-scale industrial heritage. Since 2005 the City of Genk, being an important partner in the Carbon Belt stretching as far as the Rühr Area, has been actively redeveloping its past. The central turbine hall will become the new pivotal point of this Brownfield operation, becoming the future cultural infrastructure node for the wider area.
The operations performed on the existing buildings are voluntarily restricted and extremely direct. The new infrastructure added on to the existing brick layered power plant, is fully based on the existing division – a 5 meter high base upon which stand top lit machine rooms. By extending the base with two new concrete additions, a deep and fascinating ground level comes into being, a labyrinth-like foyer including exhibitions spaces, offices, a café, a restaurant, meeting rooms and accesses to the two new theatres. The theatres are conceived as day lit machine rooms, inside which the old brick infrastructure becomes the backdrop for a new stage.Location: Winterslag, Genk, BE
Invited competition: 2005
Completion: 2010
Client: City of Genk
51N4E tasks: full process
Programme: theater & concert hall, Tourist Centre, Design Museum
Site surface: 8.800 m²
Built surface: 15.000 m²
Construction cost (excl VAT): 30.000.000 €
Photography: Stijn Bollaert, 51N4E
Image credits: 51N4E
Via: 51N4E






























Pingback: Tweets that mention p-ark » Blog Archive » Miniera e Karbonit tashmë Qarkullon Kulturë -- Topsy.com