REMIX nga Synurbia

Shkruar: September 9th, 2012 | Autor: | Kategoria: Design Urban, Made for Albania, Made in Albania | Etiketa: , , , , , | Presim Përshtypje »

Remix është një iniciativë për ndryshimin e të ardhmes së sistemit të grumbullimit e riciklimit të plehrave në Tiranë. Duke parë rrjetin e gjerë informal të grumbullimit të plehrave të riciklueshme (rrjet i cili kohët e fundit ka përfituar mjaft kohë televizive për shkak të konfliktit midis policisë bashkiake dhe banorëve romë të Tiranes) Synurbia propozon një lojë urbane për të inkurajuar e edukuar qytetarët e Tiranës me konceptin e riciklimit.

Lexo më shumë »


Shtepia C114 nga Postarch

Shkruar: April 28th, 2012 | Autor: | Kategoria: Design, Interier, Made for Albania, Made in Albania | Presim Përshtypje »



Shtepia C114 eshte nje projekt i realizuar ne periferine jug-lindore te Prishtines nga Postarch. Ata e pershkruajne veten si:

Te apasionuar pas strukturave ekspresive, materialeve pa kohe dhe kujdesit ndaj detajeve ndertimore. Perqendrohemi ne hapesira plot drite dhe ndjesi nderlidhjeje midis objektit dhe hapesires qe e rrethon ate.

Lexo më shumë »


Projekt-propozim për “Why Tall” nga Ajmona Hoxha, Elis Vathi dhe Klodiana Millona

Shkruar: October 24th, 2011 | Autor: | Kategoria: Arkitekturë, Design, Design Urban, Made in Albania | Etiketa: , , , , | 3 Përshtypje »

Projekt-propozimi për konkursin e arkitektures “Why Tall” nga Ajmona Hoxha, Elis Vathi dhe Klodiana Millona eshte nje nga punet e para “Made in Albania” që arrin sukses dhe shikueshmëri ndërkombëtare në pak javë. Tre arkitektët e rinj mundohen të reflektojnë mbi ndryshimin e thelle midis klasave socio-ekonomike në New Delhi, Indi. Lexo më shumë »


Dizajni gjenerativ: nën-disiplinë apo paradigmë e re?

Shkruar: July 23rd, 2011 | Autor: | Kategoria: Arkitekturë, Inxhinieri, Teknologji | Etiketa: , , , , , , , , | Presim Përshtypje »

Po ripropozoj të përkthyer një intervistë të arkitektit korean WooJae Sung nga Obleo Design Media – Korrik 2009; ku eksplorohet krijimi i dizajnit gjenerativ dhe kuptimi i tij për arkitekturën e shekullit të 21-të. Lexo më shumë »


GazetaDru nga Mieke Meijer

Shkruar: July 15th, 2011 | Autor: | Kategoria: Design, Interier, Të Ndryshme | Etiketa: , , | Presim Përshtypje »

Kur mendojmë për drurin dhe letrën automatikisht imagjinojme mardhënien natyrale me të cilën prej shekujsh nga druri kemi prodhuar letër. Mieke Meijer ka vendosur ta përmbysë këtë trend duke krijuar atë që ai e quan GazetëDru (NewspaperWood). Lexo më shumë »


Mobilje kartoni nga Karton

Shkruar: July 14th, 2011 | Autor: | Kategoria: Design, Interier | Etiketa: , , , , | Presim Përshtypje »

Ndërsa është relativisht e thjeshtë të krijosh një stol apo tavolinë të vogël prej kartonit të onduluar, është tjetër lloj sipërmarrje të krijosh një shtëpi të tërë e cila përfshin një krevat që mban peshën e dy personave prej të njëjtit material. Kompania Australiane Karton ka krijuar praktikisht çdo lloj mobiljeje të nevojshme për një shtëpi prej kartoni duke përfshire dhomë gjumi, zyrë, ngrënie dhe ndënjeje. Lexo më shumë »


Fotokafe në Himarë

Shkruar: July 11th, 2011 | Autor: | Kategoria: Design, Made for Albania, Made in Albania | 9 Përshtypje »

Dy arkitektë dhe një fotograf kanë projektuar dhe drejtojnë një kafebar veror në Spille, Himarë. Qëllimi është oferta e dickaje të ndryshme – njëkohësisht dhe argetimi e pushimet. Një prej arkitektëve Edga Rapo shprehet si më poshtë :

Lexo më shumë »


BIG: Xhamia, Qëndra Islamike dhe Muzeu fetar i Tiranës

Shkruar: May 20th, 2011 | Autor: | Kategoria: Arkitekturë, Featured, Konkurse, Made for Albania | Presim Përshtypje »

Projekti i BIG: Bjarke Ingels Group
Fitues i konkursit organizuar nga bashkia e Tiranës për projektimin e Xhamisë, Qëndrës Islamike dhe Muzeut fetar të Tiranës.


SeARCH inagurojnë projektin në Kopenhagë

Shkruar: May 17th, 2011 | Autor: | Kategoria: Arkitekturë | Etiketa: , , | Presim Përshtypje »

Këto ditë në Kopenhagen SeARCH përfunduan dhe inagurojnë projektin e tyre më të ri për një qendër konferencash.  Ngrehina e re është ndërtuar nga klienti Novo Nordisk, një kompani që operon në fushën e shëndetësisë dhe njihet në mbarë botën për kurimin e diabetit. Qendra e Re e Konferencave është e vendosur në një kontekst historik mjaft të veçantë; pranë një ferme monument në Danimarkë, e cila daton shekullin e 14-të. Lexo më shumë »


Sjelljet konstruktive të insekteve: Rasti i kolonisë së termiteve Macrotermes natalensis

Shkruar: April 22nd, 2011 | Autor: | Kategoria: Interier, Kaktus, Literature | 3 Përshtypje »

“…. Një tjetër eksperiment i kryer nga Grasse tregoi se si një tipar tjetër arkitektonik i habitatit të termitëve është krijuar në rastin e qelizës mbretërore që përmban mbretëreshën e kolonisë së natalensis Macrotermes. Kjo dhomë është afërsisht në formë e mbretëreshës, por me një hapsirë bujare rreth saj në të gjitha anët për të lejuar punëtorët ta ndihmojnë. Mbretëresha është, në krahasim me punëtorët, në formën e një fryrjeje të madhe dhe butësisht pluskuese, porsi një suxhuk i bardhë, një fabrikë gjigande prodhimi vezësh. Grasse tregon se, në qoftë se mbretëresha gjatë një eksperimenti largohet nga foleja dhe vendoset në një arenë të hapur me punëtorët, ata do të ndërtojë një dhomë të re mbretërore porsi një nga të cilat ajo u hoq. Ata fillojnë me ndërtimin e një muri të ulët, duke lënë hapësirë pak a shumë sa në dhomën e saj origjinale. Më pas ata vazhdojnë të ndërtojnë një mur, duke e harkuar atë mbi trupin e mbretëreshës, për të krijuar një çati ovale që mbyllet rreth saj. Grasse arriti në përfundimin se ajo cka përcakton pozicionin e murit është një feromon që buron nga trupi i mbretëreshës. Kjo re arome që rrethon mbretëreshën krijon një gradient të avullt rreth saj, shumë e fortë më pranë, e duke u zbehur në distancë. Pra gradienti i intensitetit të aromës së ferormonit përcakoton pozicionin, madhësinë dhe formën e saktë të murit të dhomës mbretërore…”

Marrë nga: Built by Animals: The Natural History of Animal Architecture nga Mike Hansell